Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke lënë në burg pesë të arrestuarit për protestën e dhunshme të opozitës, para Kryeministrisë më 16 shkurt.

Kështu, në burg mbeten, Florenc Hoxha, ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Ilir Hamedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Dankshi. Në sallë pati thirrje "Poshtë Edi Rama".

"Më 16 Floro, mos e vrit mendjen. Me 16 mars do thyejmë burgun. Poshtë komunistët", janë thirrjet që dëgjohen nga familjarët dhe të akuzuarit në përfundim të seancës gjyqësore.

Më 16 mars opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste para kryeministrisë, përmes së cilës, njëjtë si edhe në tubimet e tjera, kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Me deklarata të tilla të personave që do të jenë në protestën e 16 marsit, mund të hidhen sinjalet e para se protesta do të jetë sërish e dhunshme.

Pretendimet që ngriti në seancën gjyqësore më 19 shkurt.

Masat e tjera të lënë në fuqi janë:

Emanuel Nallbani arrest shtëpie

Naim Haxhiu arrest shtëpie

Andon Gjini arrest shtëpie

Resul Daci arrest shtëpie

Suzana Dimushi detyrim Paraqitje

David Linadi arrest shtëpie

Festim Taku arrest shtëpie

Mitat Fieraku detyrim paraqitje

Lefter Jakupi detyrim paraqitje

Pellumb Shelna detyrim paraqitje

Velion Dine arrest shtëpie

Ndue Tuci arrest shtëpie

Shpresa Lini detyrim paraqitje

Hasan Jakupi detyrim paraqitje