Arrestimi pas protestës/ Florenc Hoxha në gjykatë: Më futën pistoletën në gojë, vajzës i vunë armën në kokë (VIDEO)

Florenc Hoxha, ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës në kohën që e drejtonte Lulzim Basha ka treguar sot para gjykatës momentet e arrestimit nga policia pas protestës së dhunshme në datë 16 shkurt. Ai ka akuzuar se policët i kanë futur pistoletën në gojë dhe se vajzës i vunë armën në kokë. Ai mohoi veprimet e dhunshme para selisë së qeverisë, ndërsa shtoi se 'Me aftësitë e mia policore, nëse do e kisha rrethuar me paramendim, ju siguroj se kryeministria sot nuk do të ekzistonte'.

Referuar akuzave për shkatërrimin e instalacionit të Kërpudhës në sheshin e Kryeministrisë, Hoxha tha se "Kam thënë se ajo jo që nuk është vepër arti, por është dhuratë e Eskobarit të Ballkanit, gjethe e hashashit dhuruar Edi Ramës si formë e bashkëpunimit të tij dhe falenderimi për bashkëpunimin e vitit 2016-2017-të. Me të dëgjuar e kam, nuk e kam të provuar, se do të paraqisja provat". Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha mbeti në burg. Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij pas protestës së dhunshme të opozitës të shtunën para kryeministrisë.

Bashkë me të u dha masa e sigurisë në Gjykatën e Tiranës, edhe për 18 protestues të tjerë që u arrestuan pas protestës që degjeneroi në dhunë. Mes të arrestuarve ishin edhe dy gra ndaj të cilave u vendos masa detyrim paraqitje, ndërsa për protestues të tjerë u vendos edhe masa e arrestit në shtëpi. Bashkë me Florenc Hoxhën arrest me burg u vendos edhe për Saimir Rexhepin, njohur si Ujku i Cërrikut. Në total, u vendosën 6 arreste me burg, 7 arrest shtëpie dhe 6 masa detyrim paraqitje. Në seancë i mbrojti avokat Ivi Kaso, njëherësh përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, i cili tha se e gjitha ishte një proces politik.

(Pjesë nga deklaratat e sotme në gjykatë sipas PD-së)
Florenc Hoxha: Dua të theksoj se kam marrë pjesë në të gjitha protestat e opozitës dhe këtë e kam bërë për fëmijët e mi dhe jo të më arrestojnë, por edhe masa më të rënda të aplikojnë ndaj personit tim, unë do të vazhdoj të protestoj deri sa kjo qeveri e krimit, kjo qeveria e bandave të largohet nga pushteti. Dua të theksoj dhe një aspekt tjetër: momentin që jam shoqëruar, kam parë që banesa ime po rrethohej nga disa persona me kapuçë, mund t’u them kapuçonë të zinj se punonjës policie apo forca speciale nuk mund t’i quaj, të cilët kanë dhunuar banesën time. Kanë terrorizuar një kushëri timin që po qëndronte brenda banesës, duke kërcënuar me armë. Në atë moment kam komunikuar me shefin e Komisariatit 4, duke kërkuar të di se çfarë po ndodh me banesën time dhe zotëria në fjalë më ka thënë: janë urdhra të drejtorit dhe unë nuk kam çfarë të bëj, nuk janë kompetenca të miat. Në këtë moment i kam kërkuar vetëm disa minuta kohë sa të vishem. Në katin e parë qëndronte e gjithë familja ime, gruaja ime djali im 8 vjeç, vajza ime 12 vjeçe dhe halla ime, të gjitha femra.

Në momentin që po vishesha kam dëgjuar një zhurmë të fortë dhe mbi 20 persona, e kam të pasqyryar me kamera, në momentin që do të kem mundësi t’i kem ato kamera, t’Ia vë në dispozicion mediave, kam parë disa punonjës policie që i kanë drejtuar vazjës time armën në kokë duke I kërkuar se ku është babai?! Në ato momente kam ndjerë, jo lotë, por një dhimbje shpirtërore se çfarë po ndodh me këtë shtet. Ku ka degjeneruar kjo bandë kriminale e drejtuar nga Edi Rama? Dhe djalit tim 8 vjeçar, i cili mundohej të largonte armën e këtij banditit me maskë, duke I thënë mos ma dhuno motrën. Në këtë moment, mbi dhjetë punonjës policie nëpër shtëpi, në sy të familjes time, në sy të fëmijëve të mi dhe më kanë tërhequr zvarrë. Më kanë tërhequr zvarrë vetëm me arsyen se kam marrë pjesë në protestë. Pasi jam futur në furgon, po ta sqaroj dhe po e theksoj, njëri prej këtyre banditëve, më ka goditur në vazhdimësi gjatë rrugës dhe më ka nxjerrë pistoletën dhe ma ka vënë në gojë. Ma ka vënë për së dyti, sepse e kam ndjerë fishekun që ka dalë nga arma dhe më ka thënë: Këlysh I Bashës, guxo të dalësh edhe njëherë në protestë. Këto I keni të monitoruar dhe me kamera, jua vë në dispozicion. Nuk duket për të qeshur, është për të qarë në fakt.

Gjyqtarja: Për cilat kamera e keni fjalën?
Florenc Hoxha: Për kamerat e sigurisë së banesës sime. Përpos kësaj, në aspektin policor, gjatë protestës, thuhet në fjalën e prokurores se unë paskam dhunuar një vepër arti. Me thënë të drejtën vetëm vepër arti nuk më duket në në syrin tim se nuk jam piktor si Rama, vepër arti nuk më është dukur. Kam thënë se ajo jo që nuk është vepër arti, por është dhuratë e Eskobarit të Ballkanit, gjethe e hashashit dhuruar Edi Ramës si formë e bashkëpunimit të tij dhe falenderimi për bashkëpunimin e vitit 2016-2017-të. Me të dëgjuar e kam, nuk e kam të provuar, se do të paraqisja provat.

Gjithashtu, dua të theksoj edhe diçka tjetër, jo vetëm si person në hetim, por edhe si ish punonjës policie: në momentin e protestës jam etiketuar si person që kam dhunuar punonjësit e policisë. Dua t’i ritheksoj prokurores: ka një emër konkret punonjësi policie që më ka akuzuar mua që e kam dhunuar?! Apo janë thjesht thënie apriori, thënë prej këtyre militantëve të partisë në pushtet që janë nëpër komisariatet e policisë? Unë e quaj për nder që të jap kontributin tim, që të rrëzohet kjo qeveri. Dhe nuk i trembem as vdekjes, jo burgut. E quaj për nder, sepse kam kundërshtuar banditi zimin dhe bandat e Shqipërisë, për jetën e fëmijeve të mi, por njëkohësisht edhe për jetën e fëmijëve tuaj zoti prokuror. Për të ardhmen e tyre. Nuk kam mundësi t’i largoj jashtë shtetit, siç bën një pjesë e ministrave të qeverisë, apo siç mund të bëni juve. Unë e kam ndërtuar jetën time në Republikën e Shqipërisë, në këtë vend që e dashuroj, ku jam rritur dhe dua të vdes po në këtë vend. Fëmijët e mi dua t’i rris pa drogë dhe pa shtet kriminel.

Unë i urrej fjalimet, por pas atyre skenave makabre që kanë parë fëmijët e mi, si mund ta them tani, se s’dua të intimidoj trupin gjykues, por çdonjëri nga juve, po të shikojë ato skena, sesi fëmija i mitur kërcënohet dhe kanoset me armë, si mund të veprojë një qytetar, i cili paguan taksat dhe është i rregullt. Nëse të do isha unë bandë e armatosur, ju siguroj i nderuar prokuror, se Edi Rama nuk do të ekzistonte më. Me aftësitë e mia policore, nëse do e kisha rrethuar me paramendim, ju siguroj se kryeministria sot nuk do të ekzistonte.

Po ju garantoj sërish se nuk kam bërë asnjë veprim të dhunshëm , as unë e as këta personat e tjerë. Nëse jam afruar për një moment, tek shkallët e kryeministrisë, kam vendosur shallin. Shalli ka qenë për mbrojtjen nga gazi CC, sepse e pashë se çfarë gazi po hidhej. A është e vërtetë se ky ëhtë gaz CC apo gaz CM? Në momentin që kam parë gazin CC, i kam provuar një ish-kolegut tim, që sot nuk mund ta kujtoj për momentin, që po, është gaz CC, dhe duhen kujdes për këta persona, sepse mund të vdesin, nëqoftëse thithen nga rrugët e frymëmarrjes. Po e sqaroj edhe njëherë. Nuk e mohoj faktin se kam qenë në shkallët e kryeministrisë dhe kam identifikuar bombolat me gaz CC dhe CM. Ju mund të rilexoni manualet policore se çfarë efektesh anësore kanë gazi CC apo CM. Kaq kam për të thënë zoti prokuror e zotërinj të trupit gjykues. Dhë nëse do të më jepet mundësia të jem në protestën e së enjtes, prapë do ta quaj për nder të jem në krah të liderit të opozitës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 20/02/2019 16:12

    Kur te aplikosh per azil ne Zvicer do t'ia cosh gjykates keto si prova qe te kercenohet jeta ne Shqiperi?

    Përgjigju
  • letyra e PD-se: 20/02/2019 11:16

    Bravo ! He te lumte xha Bequa.Per hir te banditit kryesor,padrinos,te behesh fli,se atij i nxihet njera ane.Por dhe ti nje qelbesire je,keshtuqe ta kane bere mire,por dicka tjeter meriton ti ne goje...

    Përgjigju
  • xreport: 20/02/2019 10:36

    kokrra e mashtrusit.... te isha une ta derdh ne goje

    Përgjigju
  • erma: 20/02/2019 08:57

    i lumt ajo dore...ti je nje kafshe, nje qelbesire i ndyre!!!

    Përgjigju
  • Berti: 19/02/2019 23:28

    Ordiner, kaq te kane bere pak, ti meriton plumbin. Harrove qe godite me grusht ne bark dy gra ne vendin e tyre te punes? Apo per femijet e tyre nuk pyesje ti, te dhimbset vetem bastardja jote. Gjate kohes qe ke qene shef i kom.3 ke nje bisede te rregjistruar me nje hajdut ku i kerkoje gjysmen e 50 mije eurove te vjedhura, mbas refuzimit te tij i ke thene se do te vras. Florenc Hoxha mos u hiq viktime sepse ti meriton te mos jetosh me. I ke lene paramiitaret e PD pa kryetar per te enjten. Sali Lusha u tremb dhe nuk doli si cub se legen eshte, gati i ka prangat. Kulici ta futi te nxorri ty ne shesh, tani rri dhe ha m*t qelbesire.

    Përgjigju
  • &&&&&: 19/02/2019 23:08

    Ik o florenc ik fli i qet per gruan mos ki merak hic se vetem po p**ohet me tjeterin mos e ki merak fare se vetem e perkedhel ai .. naten e mire florenc..!

    Përgjigju
  • Gimi: 19/02/2019 22:09

    Atje te rrish ti qen ne burg te kalbesh bile te shihet edhe problemi I viles qe bere , ku I gjete Leket qe e bere ti sekuestrohet

    Përgjigju
  • Avenir: 19/02/2019 21:52

    Qeveri e ndyre..por ju vjen fundi

    Përgjigju
  • Dritan: 19/02/2019 21:46

    Pyet Tritan Shehun. Ai e di sa keq ishte.

    Përgjigju
  • Bibe: 19/02/2019 21:29

    Ti ke ber me keq

    Përgjigju
  • pjeter: 19/02/2019 20:58

    Uaaaa vetem pistoleten oreee??sa keq qe e paskan shperdoru rastin.

    Përgjigju
  • mond: 19/02/2019 20:48

    vetem ne goje?

    Përgjigju
  • tir: 19/02/2019 20:44

    Mashtrues i ndyre!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori