PERLAT që nuk duhen humbur nga gjyqi për protestuesit e dhunshëm të PD-së, salla shpërthen në të qeshura (VIDEO)

Një seancë e veçantë kjo e sotmja në Gjykatën e Tiranës për masën e sigurisë për të ndaluarit që akuzohen se ushtruan dhunë në protestën e opozitës të shtunën para kryeministrisë. Një seancë me nota komike.

Të ndaluarit, 16 protestues, kanë bërë një "miniprotestë" brenda institucionit të Gjykatës. Në dhomën e të pandehurve, mes të cilëve është edhe ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha, protestuesit kanë thirrur në një zë: Rama ik. Bëjnë edhe simbole me duar që nënkuptojnë rrëzimin nga qeveria të kryeministrit. Të qeshurave nga skenat komike nuk i ka shpëtuar as avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso, njëherësh përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike.

Salla e gjyqit ka shpërthyer në të qeshura më tej, kur një i ndaluar, teksa pretendon se nuk ka qenë në protestë, nuk di të qartësojë veten se ku është ndodhur ditën e tubimit, në punë apo tek babai i tij.

Qytetari: Kam qenë atë natë me gjithë babën te shpia.

Gjyqtarja: Ku ke qenë ti?

Qytetari: Kam qenë në punë dhe te shpia. Kam punën time. As kam qenë në protestë fare.

Gjyqtarja: S’ke qenë në protestë?

Qytetari: Nga policia është konfirmu se ke qenë në protestë.

Një tjetër i ndaluar shpjegoi para gjyqtarëve se përse u ndodh mbi skelën mbrojtëse të vendosur për ruajtjen e derës së kryeministrisë. Thotë se çau kordonin e policisë dhe hipi mbi skelë për të ndihmuar një protestues i cili kishte humbur ndjenjat pas lëshimit të gazit lotsjllës nga forcat e Gardës që ndodheshin mbi tarracë.

"Une shpëtova një jetë njeriu, nje plak 76 vjeç, që ishte shtrirë përtokë. Ky ka qenë veprimi im. Kam shku lart. I shpëtova jeten atij prindi, atij 76 vjeçari, këtë veprim kam bërë. E kemi ulur poshtë dhe kam ikur. Kam shpëtuar një jetë njeriu dhe sot unë quhem kriminel", u shpreh ai.

Protestuesit u arrestuan nga policia pasi tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e kryeministrisë gjatë protestës së organizuar nga opozita me datë 16 shkurt.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

Ivi Kaso: Me përjashtim të një personi që ishte marrë gabimisht, të gjithë kanë qenë pjesëmarrës dhe e pranuan me krenari. U pretendua nga ana e tyre se nuk kanë kryer akte dhune qofshin ndaj policisë, qoftë ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë provë që ti lidhin këta me akte dhune. Organi i prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme apo një imazh që ti lidhe me akte dhune. Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që solli prokuroria. 

Kaso tha se janë falsfikuar provat në rastin e  ndalimit të Florencës Hoxhës dhe ai që ka bërë këtë sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 20/02/2019 22:06

    Eshte gjykate apo cirk aty? Po gjykatesja akrobate harroi qe ishte ne gjykate?!

    Përgjigju
  • Tirona: 19/02/2019 17:33

    Ka ngec n ven evolucioni ktu... Jemi hala te majmuni..!!

    Përgjigju
    • Natyra: 12/03/2019 14:33

      Majmuni e ka punen e vete, dhe kete e mbron para cdo gjykate, keto duan te imitojne majmunin po as sa majmuni nuk jane

  • toni: 19/02/2019 16:41

    vaksinojini ata se do terbojn burgun

    Përgjigju
    • Tani: 19/02/2019 17:20

      Hahahahahhahahahahahhahahahahahgahahah

  • Popull: 19/02/2019 15:43

    Po për cfar perla flisni, këta ngjan si tufë qënsh që ulurasin në kafaz. Këta jan kokëpalar., njerëz të. Qelbur që vetëm me vjedhje e grabitje jetojnë.

    Përgjigju
  • Homglatero: 19/02/2019 15:25

    Jashqitje lehra dhe gelbaza ja cfar hane

    Përgjigju
  • Wupper: 19/02/2019 15:24

    Ju sjeni njerez. Jeni kafshe. Ne vend qe te pendoheni aty brenda. Beni si majmuna cirku . Shkoni mbas Lulit per 10 mij lek.

    Përgjigju
  • Beni: 19/02/2019 14:58

    Vetem burg per kriminelet sepse are. meritojne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano