
Ky është Sokol Daci, pronari 30 vjeçar i një berberhaneje në Rrilë të Lezhës, i plagosur mbrëmjen e sotme.
Report TV ka siguruar foton e të riut, i cili u qëllua me breshëri plumbash në biznesin e tij. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe po mjekohet për tri plagët që ka marrë në shpatull, bark e këmbë.
Nuk dihet nëse Daci ka qenë shënjestra e atentatit, pasi brenda në berberhane ndodheshin edhe 5 persona të tjerë në momentin e ngjarjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Atentat me armë zjarri në Rrilë të Lezhës, pronari plagoset brenda berberhanes së tij! 30-vjeçari ka tri plagë, autorët të paidentifikuar (EMRI + VIDEO)










