Disa protestues kanë zgjedhur që në protestën e sotme të veshin bluza me mbishkrimin ‘Të gjithë jemi Erion’ në shenjë solidarizimi për të riun që u plagos dje në protestë.
Teksa tek bluza kanë stampuar edhe foton e Erionit, disa prej protestuesve kishin vendosur edhe një fashë në sy.
Erion Vishkulli dyshohet se në mes të kaosit mori një plumb gome në sy. Pas një ndërhyrje kirgjukale te Trauma, ai u nis sot për mjekim të specializuar në Itali.
Lajmi kryesor:
Protesta në ditën e 13-të/ Zbehet pjesëmarrja, sulme Kryeministrisë e Kryesisë së Kuvendit! Shënjestrohen biznese te 'Kullat Binjake', molotovë policisë! Shpërndahen me gaz e spray
LAJMET MË TË VLERËSUARA









