Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga protesta e opozitës në çadrën para kryeministrisë, ka deklaruar se Prokuroria duhet të nisë hetimin për mbetjet e rrezikshme që sipas tij mund të jenë futur në Shqipëri në mënyrë të fshehtë.
Basha në natën e 17-të protestës tha se, 1300 kontenierë me dhjetëra mijëra tonë mbetje të rrezikshme mund të kenë hyre në Shqipëri, kundra ligjit dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
“Rama duhet të përgjigjet një orë e më parë nëse ka futur këto konteniere në vendin tonë. I kërkojmë prokurorisë, të nise hetimin për këtë skandal që ka të bëjë me shëndetin e qytetarëve”, theksoi Basha.
Ai shtoi se mafia e plehrave dhe mafia e drogës diktojnë axhendën e kryeministrit Edi Rama.
Basha duke foluar për Vettingun u shpreh se menjëherë sa të marrim detyrën do të bëjmë vetingun e vertetë.
“Ne nuk do të pranojmë shartimin e drejtësisë me krimin. Prandaj është ekzistenciale dhe jetike mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha ai.
Opozita po proteston prej 17 ditësh, ku kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e qeverisë teknike.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO