Ujërat e liqenit të Fierzës ashtu siç ndodh çdo vit sërish këtë vit janë ndotur masivisht, nga mbetje urbane, spitalore, plastike apo edhe të tjera.
Ndotja është prej disa ditësh e deri më tani nuk është marrë asnjë hap konkret për pastrimin e liqenit. Është e njëjta ndotje masive si në periudha të mëparshme, e shkaktuar nga mbeturinat që transportohen nga rrjedha e lumenjve nga Kosova e Maqedonia e Veriut por edhe nga zonat e banuara në Kukës të cilat mbeturinat urbane i hedhin brigjeve të lumejve në mungesë të kontenierëve në fshatra.
Pamjet që shihni të marrë të shtunën i përkasin brigjeve dhe sipërfaqes të këtij liqeni që lag nga të katër anët qytetin e Kukësit, por edhe disa njësi administrative të tij.
Ndonëse vit pas viti, në këto ujëra janë realizuar dhjetra aksione, ku janë pastruar qindra metra brigje, sërish mbeturinat janë të pranishme, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm florën dhe faunën e këtij liqeni.
Fierza ndodhet në kuotën maksimale te saj. Edhe pse kjo situatë është pasqyruar disa herë në Report Tv në basenin e Fierzës grumbullohen çdo ditë e më shumë mbeturina nga Kosova e Maqedonia e Veriut përmes Drinit të Zi e Drinit të Bardhë.
Zotimet e qeverive të Shqipërise e Kosovës pas alarmit të pak viteve më parë për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tre shteteve përfunduan sërish në liqen.
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
57.7%
-
Të gabuar
28.8%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 896
Lajme të tjera
-
Bregu i liqenit të Fierzës mbulohet nga mbetjet plastike
7 Shkurt, 16:51
-
Fermerët në Dimal vadisin me ujë të ndotur: Fabrika e vajit të ullirit derdh mbetjet! Agjencia e Mjedisit: S’kemi konstatuar shkelje, s’e dimë shkakun
12 Janar, 16:47
-
Propozimi/ Ndalohet me ligj ndezja e zjarreve, burg edhe kush djeg barishte dhe ferra! Nisma e propozuar nga deputeti Braçe për një Shqipëri pa tym
21 Dhjetor 2022, 07:14
-
Në pritje të rivendosjes apo jo të fashës 800 kWh, nga Fierza s’ka lajme të mira! Bie niveli i ujit, poshtë mesatares historike
3 Nëntor 2022, 09:51
-
Kriza/18 ditë energji i kushtojnë buxhetit 50.7 mln euro! Importet e energjisë korrik-shtator arritën 169 mln euro
11 Shtator 2022, 16:36
-
Thatësirë në Kukës, bie ndjeshëm niveli i ujit në liqenin e Fierzës! Shkak rënia e prurjeve natyrore
23 Gusht 2022, 09:19
-
Ndotet deti në plazhin e Shpellës së Lukovës në Sarandë, dyshohet se janë derdhur vajra nga anijet (VIDEO)
5 Qershor 2022, 15:39
-
Vendgrumbullimi në Tepelenë emergjencë mjedisore, mbi 10 ton plehra depozitohen pranë shtratit të Vjosës
23 Maj 2022, 21:56
-
Bregdeti nga Velipoja në Shëngjin merr ngjyrë të verdhë, dyshohet se është shkaktuar nga poleni i pishave! Asnjë dëm për shëndetin
22 Maj 2022, 11:38
-
Ndalohet peshkimi në Fierzë me qëllim shumimin e krapit! Autoritetet: Do ketë penalitete për peshkatarët që nuk e zbatojnë
3 Maj 2022, 21:15
-
Katastrofë ekologjike në Kune në Shëngjin! Bregdeti mbulohet nga mbetje te ndryshme, deri tek kafshët e ngordhura
13 Prill 2022, 13:12
-
Ndotje ekologjike, lumi Ishëm mbulohet nga shishet dhe mbetjet plastike, plehrat ‘nisen për plazh' (VIDEO)
12 Prill 2022, 09:04