REPORTAZH/ Mbetur në harresë, braktiset Lapardhaja e Vlorës! Banorët: Prej ’90-ës s’kemi rrugë as ujë, veç premtime

VLORE Lapardhaja, një fshat që dikur gumëzhinte nga zërat polifonikë dhe mikpritja e banorëve sot të përshëndet me heshtjen dhe rrugët e shkreta. Vetëm 30 kilometra larg qytetit të Vlorës, për të mbërritur këtu duhet më shumë se 90 minuta, për shkak të rrugës së dëmtuar, që duket sikur i përket një epoke tjetër.

Banorët, tashmë të pakët në numër – kryesisht të moshuar – jetojnë mes vështirësive që nuk po gjejnë zgjidhje.

“Rrugë nuk kemi. Nuk dimë çfarë është asfalti! Të rinjtë janë larguar të gjithë, shkolla është mbyllur prej vitesh. Jetojmë në harresë, pa dorën mbështetëse të askujt” thotw Bajame Merkaj, banore

“Lapardhaja dëgjohet vetëm për këngën labe. Rruga ka mbetur një ëndërr. Na thonë gjithmonë që do bëhet, por s’kemi parë asgjë.”  tregon Patriot Çelaj, njw tjetwr banor

Të rinjtë janë larguar masivisht për një jetë më të mirë në emigrim dhe kthehen veç për festa, ndërsa banorët e mbetur kane mbledhur vullnetarisht 5 milionë lek për te betonuar një pjesë të rruges. Kanë hapur puse uji për të vaditur tokat por këto përpjekje janë larg të qenit të mjaftueshme.

“Shkolla është mbyllur prej kohësh. Tani është kthyer në një strehë për bagëtitë. Për rrugën kemi paguar nga xhepi, nga 500 mijë lekë të vjetra për çdo familje, por as ajo nuk po i reziston kohës” thotw Muço Abazi 

“Rruga që kemi bërë po prishet. Pa përforcime dhe pa mbikëqyrje, çdo investim këtu është i përkohshëm.”

Lapardhaja, me emrin e saj të lidhur ngushtë me këngën labe dhe traditat, është kthyer në një kujtim të largët të asaj që ishte dikur. Banorët që jetojne kryesisht me blegtori presin përmiresim të infrastruktures.

“Banorët u bënë bashkë për të investuar. Bënë rrugë dhe hapën puse uji. Ndërkohë, na kanë premtuar shumë, por deri tani nuk është bërë asgjë' tregon kryeplaku Artur Jaupaj.

Pasarela, dikur rruga e vetme që lidhte Lapardhanë me fshatrat përreth, ishte një nyje jetike për banorët dhe bagëtitë e tyre. Sot kjo urë është amortizuar dhe përbën rrezik për këdo që kalon mbi të. Si gjithë fshati, ajo mbart në vetvete kujtimet e një kohe që duket se ka kaluar pa kthim. Por shpresa nuk është venitur ende, në sytë e moshuarve lexohet një dëshirë e thjeshtë që zëri i tyre do të dëgjohet.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore

Kryebashkiaku Beci: Vetëm Kir-Shosh e bllokuar për shkak të borës e dherave, shoferët të lëvizin vetëm me zinxhirë e goma dimërore në zonat malore