TIRANË - Thirrjet së Ministrisë së Shëndetësisë për të shërbyer vullnetarisht dhe për t'u vënë krah bluzave të bardha në betejën kundër COVID-19, u janë përgjigjur mbi 1 mijë mjekë dhe infermierë (497 mjekë dhe 617 infermierë). Kryeministri Edi Rama tha se që me rrogën e marsit, mjekët që tashmë janë në vijën e parë të luftës, do të marrin bonusin prej 1 mijë euro, që do të vijojë të jepet deri në përfundim të kësaj situate. Kreu i qeverisë dha lajmin e mirë, se ky bonus do t'u jepet edhe të gjithë vullnetarëve që do të vihen në front kundër koronavirusit.
"Mbi 1000 mjekë e infermierë i janë përgjigjur deri tani thirrjes për t’u regjistruar si vullnetarë të gatshëm për orët më të vështira në vijën e zjarrit. Mirënjohje për këtë gjest prekës humanizmi e patriotizmi në këtë moment kaq përcaktues për shëndetin e popullit shqiptar", tha Rama.
Nesër administrata do të vazhdojë të jetë pushim, nisur kjo edhe nga fakti që dita e verës pushim zyrtar qëlloi ditë të diele. Por pushim do të jenë edhe në vijim, pasi administrata aktualisht po punon me staf të reduktuar, ku nënat kanë marrë leje për të qenë pranë fëmijëve që nuk ndodhen në shkollë, apo edhe ata që janë në moshë, si më të rrezikuarit nga COVID-19.
Në punë do të qëndrojnë ata që janë pjesë e shërbimeve dhe detyrave esenciale për qytetarët, siç janë edhe kompanitë që garantojnë hallkat jetike të ekonomisë së vendit.
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16