Mbi 12 mijë familje të varfra dhe pensionistë të vetmuar marrin ushqime dhe ilaçe...me 'kushtin' të rrinë në shtëpi (VIDEO)

TIRANË- Shqipëria është në luftë dhe ushtria ka zbritur terren, por nuk nuk kanë dalë përballë armikut të padukshëm të quajur koronavirus me tank, mitroloz... Arma e tyre e vetme është mirësia!

Shtëpi më shtëpi, ato, si dhe punonjësit e bashkive, kanë trokitur për t'u dërguar ndihma, ushqime bazë për të moshuarit që janë vetëm në shtëpi dhe familjet në nevojë. Në Nikël, Maminas, Gjepalaj, Gjirokastër, Elbasan, Ura Vajgurore, Pukë, Delvinë, Prrenjas, Cërrik, 12,749 familje kanë marrë ndihma, shifër kjo e bërë publike nga kryeministri Edi Rama.

Ai bën me dje se 1328 të tjerë kanë marrë dhe barna mjekësore.

"12,749 familje të tjera u shërbyen me ndihmë ushqimore dhe 1328 me barna mjekësore. Durim, besim dhe durim përsëri", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!