Mbi 15 mijë qytetarë kosovarë
duan liberalizim 'të shpejtë' vizash

Mbi 15 mijë qytetarë kosovarë<br />duan liberalizim 'të shpejtë' vizash
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës kërkojnë përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të tyre në Europë dhe kanë zgjedhur një mënyrë të thjeshtë për të shprehur kërkesën e tyre. Mbi 15 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për përshpejtimin e procesit aktivitet ky që ka nisur një javë më parë nga ana e shoqërisë civile, të prirë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).Këtij peticioni i janë bashkuar edhe 500 letra nga qytetarët drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministrit kosovar për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, me të cilat qytetarët po shprehin nevojën e tyre për lirinë e lëvizjes.
 
Ky aktiviteti parashikohet të zgjasë dy javë, pra deri më datën 28 të këtij muaji, por varësisht nga ecuria e procesit, organizatorët mund të vazhdojnë aktivitetin edhe për disa ditë të tjera.

Visare Aliu nga KFOS, koordinatore e fushatës, thotë se numri i deritanishëm i nënshkrimeve është relativisht i kënaqshëm  dhe bën të ditur se edhe numri i qytetarëve që po lënë kartolina gjatë aktivitetit, për përfaqësuesit e BE-së dhe ata të Kosovës, është mjaft i madh. Deri tani janë shkruar 500 kartolina. dhe kjo, sipas Aliut, është mundësuar në mënyrë që qytetarët mos t’i drejtohen vetëm Bashkimit Europian, por edhe Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të bëjë më shumë presion tek ndërkombëtarët dhe të punojë drejt përmbushjes së kritereve të kërkuara për lëvizje të lirë0 bëjnë me dije mediat kosovare

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës