Mbi 160 pacientë kërkojnë ndihmë në urgjencën e Kukësit, virozat në rritje! Shkak luhatjet e temperaturave

Luhatja e temperaturave dhe qarkullimi i varianteve të COVID, kanë shkaktuar shtimin e virozave në urgjencën e spitalit të Kukësit ku marrin shërbim 150-160 pacientë në javë.

“Kohët e fundit ka pasur luhatje temperaturash në shumë grade 7/8 gradë. Kjo ka sjell shtim të numrit të virozave nga e gjithë popullata. Ndërkohë ka patur dhe të sëmurë që vuajnë nga sëmundje kronike siç janë pneumopat dhe kardiopat dhe për shkak të ndryshimit të temperaturave paraqiten në urgjencë për të marr ndihmë mjekësore. Mosha pediatrike vjen me simptoma të rrufës, kollë sekrecione nga hundët dhe temperature. ”- tha shefi i urgjencës, Emin Ferhati

Dy deri në tre pacientë në ditë paraqiten për ndihmë mjekësorë edhe tek reparti i traumave për shkak të aksidenteve, thotë Shefi I Urgjencës, Emin Ferhati.

“Ka dy muaj së paku që ka fluks të shtuar të urgjencës. Nuk po flas vetëm për virozat, por edhe për patologjitë kronike kardiopulmonare . Veç këtyre na janë shtuar dhe traumat. Gati 2-3 trauma na vijnë në ditë dhe trajtohen në spitalin e Kukësit. Një pjesë mbahen këtu dhe një pjesë transferohen në spitalin e Traumës në Tiranë.”- tha shefi i urgjencës, Emin Ferhati

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar ndaj ndryshimit të temperaturave, regjimit ushqimor dhe në marrjen e medikamenteve për të cilat orientimi I bluzave të bardha është i domosdoshëm.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë