Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka arritur në 18 milionë. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 4 764 318 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten Brazili, India dhe Rusia. Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania, Argjentina, Franca. Deri më tani kanë humbur jetën 688 949 persona.
Ndërkaq, rreth 11,8 milionë njerëz janë shëruar nga virusi. Organizata Botërore e Shëndetësisë e mbledhur dje në Gjenevë, parashikoi se pandemia e koronavirusit të ri do të ishte shumë e gjatë.
“Kjo pandemi është një krizë shëndetësore që shihet vetëm një herë në shekull dhe efektet do të ndjehen për dekada në të ardhmen”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Komiteti i urgjencës i bëri thirrje OBSH-së që të sigurojë për të gjitha vendet udhëzime pragmatike mbi mënyrën se si t’i përgjigjen pandemisë, për të zvogëluar rrezikun që përgjigjet ndaj epidemisë nuk e dobësojnë, në kontekstin presioneve socio-ekonomike.