Policia Rrugore e Tiranës në 24 orët e fundit ka vendosur mbi 1 mijë gjobë, 10 drejtues mjetesh janë arrestuar, ndërsa janë pezulluar edhe 71 leje drejtimi dhe 5 makina janë bllokuar.

Janë arrestuar 10 drejtues mjetesh:
9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe një për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë tërhequr 71 Leje Drejtimi për të dalë në OASH, nga këto:

•             38 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara.

•             26 Leje Drejtimi për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur .

•             7 Leje Drejtimi për shkelje të tjera.

Janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se:

26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejura, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që:
•             nuk përdorin rripin e sigurimit.

•             përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

•             nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit

•             qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse

•             pa kontroll teknik të mjetit,

Në këtë kuadër, janë vendosur:
* 83 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit

* 99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

* 55 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

* 12 masa administrative për shkelje të semaforit

* 3 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit

* 2 masa administrative për gara shpejtësie

* 7 masa administrative për xhama të errët

* si dhe 775 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.

d.b/shqiptarja.com