Mbi 2 mijë të arrestuar, serish protesta për lirimin e kundërshtarit të Putin në Rusi

Mbi 2 mijë të arrestuar, serish protesta për lirimin e kundërshtarit të Putin në Rusi

Foto ilustruese nga protesta

RUSI- Më shumë se 2 mijë persona janë arrestuar ditën e sotme në Rusi gjatë protestës së zhvilluar nga mbështetësit e Alexei Navalny, për lirimin e tij nga burgu.

Edhe pas paralajmërimeve nga policia ruse për të mos dalë ditën e sotme në protestë, qytetarët e revoltuar kanë pushtuar sheshet duke kërkuar lirimin e kritikut më të ashpër të Vladimit Putin, Navalny.

Ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e shumë arrestimeve të ditëve të fundit, mes tyre edhe ai i bashkëshortes së Alexei Navalny, Yulia Navalnaya dhe disa prej gazetarëve të opozitës.

Navalny është arrestuar më 17 janar, pasi ka arritur në Rusi pas një qëndrimi të gjatë në Gjermani ku kishte qëndruar për t’u shëruar nga helmimi, për të cilin ka fajësuar hapur Vladimir Putin, i cili e ka mohuar një gjet të tillë.  

Arrestimi i tij është konsideruar nga shumë si i padrejtë, duke sjellë revolta dhe protesta të shumta, nga të cilat janë arrestuar më shumë se 5 mijë protestues.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja