Më shumë se 20 kompani të fuqishme nga e gjithë bota, kanë hyrë në garë për projektin e parkut fotovoltaik të Karavastasë, bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në konferencën ndërkombëtare “Perspektiva e Energjisë së Rinovueshme: Financimi, Investimi, Rregullimi dhe Teknologjitë e reja”.
“Ky nuk është as takimi i parë dhe as takimi i fundit, që Shqipëria merr pjesë. Tashmë kemi shumë për të thënë, kemi për të promovuar aksionet tona më të mira. ashtu siç ishte dhe parku i Karavastasë, për të cilin fola dhe për mënyrën transparente se si ky ankand është hapur dhe do të përfundojë nga ç’duket, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshëm nga kompanitë më të mëdha europiane, por dhe nga e gjithë bota”, theksoi ministrja Belinda Balluku.
Presidenti i Këshillit Atlantik, FrederickKempe, theksoi gjithashtu nevojën e hartimit të një strategjie të përbashkët mes vendeve pjesëmarrëse, sa i takon energjisë së rinovueshme për t’ju përgjigjur sfidave në të ardhmen.
Kjo konferencë u organizua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Këshilli i Atlantikut, me pjesëmarrjen e ministrave të Energjisë nga vendet e ndryshme të Europës dhe rajonit.
Financimi i burimeve të energjisë së rinovueshme, kuadri rregullator si dhe teknologjitë e reja, të cilat duhen aplikuar në të ardhmen, për të rritur eficencën e këtyre burimeve ishin temat e diskutuara nga ministrat pjesëmarrës në këtë takim të mbajtur në Stamboll të Turqisë.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15
-
Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike
15 Janar, 08:52
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
14 Janar, 13:45
-
Shitblerje e paligjshme energjie? Avokati i Bardhit sfidon Ballukun: Bëhu gati të shkosh në SPAK, ku shkuan 180 mln euro
10 Janar, 20:12
-
Ulja e çmimit të energjisë, Berisha kundër: Favorizon të pasurit! Bardhi: Tallje për qëllime elektorale, Ramës i intereson vetëm pasurimi i tij dhe Ballukut
8 Janar, 15:41
-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
8 Janar, 14:02
-
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Qeveria kërkon tjetër kredi 40 mln €: 8 stacione me vlerë 10.5 mln euro, u rritën kostot e ndërtimit
6 Janar, 18:59
-
Vendi dje në ‘blackout’, Blushi: Energjia, plaçkë e Ballukut, korrupsion kriminal në sistemin energjitik!
6 Janar, 16:43
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor 2024, 19:54
These folks talk much but have done nothing, What happened to the energy Exchange they said they were opening 5 years ago,Why if you have no market exchange, Oh wait for it!!
PërgjigjuMbesa e Beqir Ballukut ministre ky eshte fundi i botes.
PërgjigjuDo shkaterrohet panidha e egër, plera
PërgjigjuPo!Shume!