Prishtine -Te çmimet vjetore letrare janë katër kategori. Do të vlerësohen vepra më e mirë e vitit 2014 në prozë, ai në poezi, për kritikën më të mirë letrare, eseistike dhe libri më i mirë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Mbi 20 konkurrentë janë në garë për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore "Azem Shkreli" dhe ato vjetore letrare. Juria për këto tashmë është themeluar. Anton Berishaj, si kryetar i jurisë, bashkë me Musa Ramadanin, Nerimane Kamberin, Ismail Sylën dhe Agron Gashin do të bëjnë vlerësimet.
Siç raporton sot Koha Ditore, takimin e parë e kanë mbajtur të mërkurën. Te çmimet vjetore letrare janë katër kategori. Do të vlerësohen vepra më e mirë e vitit 2014 në prozë, ai në poezi, për kritikën më të mirë letrare, eseistike dhe libri më i mirë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Vitin e kaluar Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" e mori poeti dhe studiuesi, Agim Vinca. Ndërkaq çmimet vjetore për letërsi iu ndanë gjashtë autorëve, të cilët juria i kishte konsideruar më meritorët në mesin e kandidatëve.
Çmimi për Librin më të mirë në prozë do t'i ndahej Drenusha Zajmi-Hoxhës për romanin "Krrokama", ndërkaq për kategorinë e librit më të mirë në poezi çmimi iu nda dy autorëve, Sabit Rrustemit për "Murale shpirti" dhe Adem Gashit për "Kthimi i pamundur, Lady"./ATSH/
/Shqiptarja.com