Shqipëria po rrit kontrollin në sektorin blegtoral, duke e vendosur theksin te siguria ushqimore dhe standardet europiane.
Gjatë vitit 2025, në të gjithë vendin janë monitoruar mbi 247 mijë krerë gjedh, në kuadër të programeve kombëtare të kontrollit veterinar. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo ka ndihmuar në identifikimin në kohë të rasteve problematike dhe në ndërhyrjen e menjëhershme.
Ky proces lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet për afrimin me Bashkimin Europian, veçanërisht në kapitullin që ka të bëjë me sigurinë ushqimore dhe standardet veterinare.
Në terren, puna vijon çdo ditë thotë ministri Andis Salla. Veterinerët kryejnë kontrolle periodike në ferma, duke testuar kafshët dhe duke monitoruar kushtet e mbarështimit.
Në një fermë në fshatin Likesh, për shembull, kontrolli bëhet çdo vit për tufën prej 40 lopësh.
Paralelisht, institucionet po forcojnë sistemin çka do të thotë më shumë gjurmueshmëri për kafshët, kontroll të lëvizjeve, regjistrim të fermave dhe rritje të kapaciteteve laboratorike.
Sipas ministrisë, një sektor blegtoral më i kontrolluar do të thotë më shumë siguri për konsumatorin dhe më shumë shanse për tregjet europiane.
Për këtë arsye, në Ditën Botërore të Tuberkulozit, autoritetet bëjnë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë me shërbimin veterinar, në mënyrë që këto programe të zbatohen sa më efektivisht.
Komente











Te filloje kontrolli e masat qe nga kushtet ku mbahen.Stallat te kene sistem uji te rrjedhshem qe te pastrojne stallat mundesisht cdo disa ore,ose minimalisht nje here-ose dy here ne dite dhe stallat te kene kanale kullimi e gropa septike vecan, ku te kaloje e te mblidhet cka del nga pastrimi dhe kafshet te lahen minimalisht dy here ose nje here ne jave.Stallat te jene te lyera me gelqere e dyshemeja te pastrohet cdo jave pervec ujit dhe me tretesire dizinfektanti.Ambienti ku mblidhet qumeshti,ambientet ku ruhet mishi i therrur duhen kontrolluar dhe gjithashtu AKU nuk duhet te lejoje me shitjen ne rruge te qumshtit e nenprodukteve te tij nese shitesit/fermeret nuk jane te pajisur me minifrigorifere.Ti i mban qumeshtin,djathin,gjizen,salcen,vezet,gjalpin /te valojne/ me ore te tera deri sa i shet,ose nese dhe i shet, ne temperatura mjedisi,nuk po flasim per kushtet e tjera dhe pret qe bleresi t'i bleje e t'i konsumoje?! Dhe nuk e dime nese behet fjale per produkte e nenprodukte te pasterizuara.Si do te dilnin rezultatet e analizave laboratorike sikur te marresh qumeshtin,apo djathin qe ka qendruar disa ore jashte ne temperature dhome,ose me keq akoma,temperature stine,po t'i testosh?!
Përgjigju