Shqipëria po rrit kontrollin në sektorin blegtoral, duke e vendosur theksin te siguria ushqimore dhe standardet europiane.

Gjatë vitit 2025, në të gjithë vendin janë monitoruar mbi 247 mijë krerë gjedh, në kuadër të programeve kombëtare të kontrollit veterinar. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, kjo ka ndihmuar në identifikimin në kohë të rasteve problematike dhe në ndërhyrjen e menjëhershme.

Ky proces lidhet drejtpërdrejt me përpjekjet për afrimin me Bashkimin Europian, veçanërisht në kapitullin që ka të bëjë me sigurinë ushqimore dhe standardet veterinare.

Në terren, puna vijon çdo ditë thotë ministri Andis Salla. Veterinerët kryejnë kontrolle periodike në ferma, duke testuar kafshët dhe duke monitoruar kushtet e mbarështimit.

Në një fermë në fshatin Likesh, për shembull, kontrolli bëhet çdo vit për tufën prej 40 lopësh.

Paralelisht, institucionet po forcojnë sistemin çka do të thotë më shumë gjurmueshmëri për kafshët, kontroll të lëvizjeve, regjistrim të fermave dhe rritje të kapaciteteve laboratorike.

Sipas ministrisë, një sektor blegtoral më i kontrolluar do të thotë më shumë siguri për konsumatorin dhe më shumë shanse për tregjet europiane.

Për këtë arsye, në Ditën Botërore të Tuberkulozit, autoritetet bëjnë thirrje fermerëve të bashkëpunojnë me shërbimin veterinar, në mënyrë që këto programe të zbatohen sa më efektivisht.