Mbi 3000 euro viti për studimet ose 3 vite punë në Shqipëri! Plani i Qeverisë për të ndalur ikjen e mjekëve të rinj nga vendi! U 'mbahet' diploma

Për të frenuar eksodin e mjekëve drejt Gjermanisë, qeveria mund të bëje shumë shpejt gati një paketë masash për të stimuluar mjekët e rinj të qëndrojnë në Shqipëri. Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë tarifën vjetore të shkollimit, me koston reale, vlerë e cila ende nuk është përcaktuar.

Në një komunikim me gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj, rektori i universitetit të mjekësisë Arben Gjata, një nga pjesëtarët e grupit të punës, thotë se gjithçka është në proces diskutimi dhe ende nuk ka një nismë konkrete. Ai thotë se asnjë mjek nuk do të mbahet kundër vullnetit, por dhe shteti nuk do të shpenzojë më për ata që duan të largohen. Gjata tha se kostoja reale për një student të universitetit të Mjekësisë mund të shkojë rreth 3000 euro.

Një nismë e tillë që ende nuk është bërë konkrete, u paralajmërua nga kryeministri Rama në Kongresin e parë të Shëndetësisë të mbajtur nga Ministria e Shëndetësisë në fillim të këtij muaji.

Rama theksonte se një student i mjekësisë paguan 1/16-ën e kostos reale, pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti. Kreu qeverisë tha se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për studentë që sa marrin diplomën largohen për punësim në Gjermani. Ai tha se kjo problematikë duhet të adresohet.

 “Sot 1 student i mjekësisë paguan 1 të 16-ën e kostos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë”, tha Rama.

Ndërsa në një takim që zhvilloi me mjekë dhe infermierë në QSUT para një jave Rama tha se po shikohet mundësia që qeveria të mbulojë studimet e atyre të cilët pranojnë të nënshkruajnë një kontratë me shtetin shqiptar për të punuar në spital publik dhe jo të atyre që thjesht arsimohen në Shqipëri për të ikur më pas në Gjermani. Rama tha se studentët që nuk pranojnë do të paguajnë tarifë të plotë studimi, dhe jo aq sa paguajnë sot.

“Ne paguajmë si qeveri suportin e kostos së studentëve të mjekësisë në një masë të atillë që tarifa është 1 e 16 e kostos. Që të punojmë ne për të ushqyer sistemin shëndetësor gjerman, kjo nuk shkon. Prandaj do bëjmë një ndryshim, atyre që do hyjnë në mjekësi dhe nuk do duan të firmosin kontratën me popullin shqiptar për një periudhë kohe X, atëherë do paguajnë aq sa bëjnë tarifa. Të tjerët që thonë unë jam i gatshëm të punoj për popullin tim për një periudhë 3-4 vjeçare të marrin mësimin lirisht. Të tjerët do duhet të paguajnë”-tha kreu i ekzekutivit të mërkurën e kaluar.

Për mbajtjen e bluzave të bardha në Shqipëri Qeveria deri tani ka marrë nismën konkrete për financimin e ekselentë në Shqipëri dhe ndalimin e financimit të studentëve ekselentë për të studiuar jashtë vendit. Qeveria u paguan pagë minimale ekselentëve çdo muaj gjatë gjithë studimeve dhe në këmbim të kësaj studentët firmosin për të punuar në Shqipëri dhe pas tre vitesh do t’u jepet diploma dhe mund të largohen jashtë nëse do kenë dëshirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:29
Kontratë për të punuar në Shqipëri ose tarifë 3000 euro viti, studentët e mjekësisë për Report Tv: Po kushtet mizerabël? Paguajmë gjithçka vetë

 

Planin e Qeverisë që të miratojë një projekt që do të detyronte studentët e mjekësisë të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, ndryshe do të paguanin shkollimin me kosto reale disa mijëra euro, studentët e mjekësisë ende nuk e kanë të qartë. Ata mohojnë të jenë në dijeni të këtij plani.

Studentja Adela Duro në një intervistë të dhënë për gazetaren e Report Tv Enxhi Musaj thotë se ky plan nuk ka logjikë nëse do të merrje parasysh kushtet e studimit por edhe të punës.

“Mendoj se nëse do të ketë tarifa më të larta studimi të paktën të na plotësojnë kushtet minimale që nuk janë aktualisht në auditoret tona. Edhe praktikat lënë shumë për të dëshiruar në momentin që na mbyllet ajo dera në fytyrë nga pensionistët.

Në auditorë ka kushte mizerabël. Nuk më duket logjike që të rritet tarifa, ose do më vendoset mua kushtet  ndërkohë që qiranë e paguaj vete, librat i paguaj vetë, studimet i paguaj vetë dhe ku qëndron pastaj investimi që bëhet në këtë pjesë.

Kontrata ka disa kushte si mos tërheqja e diplomës. Kjo s’ka logjikë kur merr parasysh edhe faktin që kushtet dhe rroga në spitale janë skandaloze. Unë dua t’ju ftoj të hyni në pavione dhe të shikoni se sa kushte të rënda ka dhe sa mungesa ka aty. Të shikojmë se çfarë kushtet punojnë ata profesionistë që për mua janë heronj dhe pastaj të bëjmë balancën nëse është mirë të punojmë këtu apo jashtë”, thotë ajo.

Ndërsa një studente tjetër thotë se do shikonte interesin e saj kur t’i propozohej një marrëveshje e tillë.

“Nuk e di, nuk e kam dëgjuar. Do të shikoja se çfarë do të më jepte Qeveria. Do shikoja përfitimet e mia. Unë nuk e kam dëgjuar ende këtë çështjen e kësaj kontrate. Jam ende në vit të dytë”, tha ajo.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dxsaz: 13/04/2023 11:42

    Edi Rama, vazhdo promovo te paaftet ne qeveri dhe administrate, se do ia shohesh hajrin..

    Përgjigju
  • Iris: 13/04/2023 01:38

    Keta studente jane me fat qe ne Evrope ua pranojne ende diplomat.Ne U.S duhet t'a fillosh nga e para edhe sikur te kesh dale shkelqyer ne Shqiperi.Njoh dy raste,njeri mjek me eksperience ne Shqiperi,nuk ja njohen diplomen,filloi nga e para per fizio-reabilitim,sepse rishkollimi e ridiplomimi per degen per te cilen ishte diplomuar dikur ne Shqiperi kushtonte kaq shume,e donte kaq kohe,plus dhe mosha e zoterise ne kete mes,ndikuan ne marrjen e ketij vendimi;kurse rasti i dyte,nje djal i ri kishte filluar studimet per inxhinjer ne Shqiperi,ishte ne mes te studimeve kur fati e solli ne U.S.iu desh t'i filloje studimet nga e para.S.d.q,ne shkrimin e mesiperm me bene pershtypje kerkesat dhe pretendimet e studentes Adela Duro,nga fjalet e saj e kuptova qe kjo s'e ka pasion profesionin qe ka zgjedhur,por ka vajtur aty per cekun.Megjithese mjeket tane kane te drejte te kerkojne kushte e pagesa me te mira,zakonisht eshte nje shprehje qe /nuk e ben salla mjekun,por mjeku sallen/.E imagjinoni kete //mjeke//te ardhshme te punoje nje dite ne vende me situata me mizerable, si Afrika e Azia? E imagjinoni kete //mjeke//te ardhshme te punoje nje dite per /Mjeket pa kufi/,/Kryqin e Kuq/,apo /Mercy ships/??!!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 12/04/2023 21:30

    I ka futur noi vize Rama para se te flasi brroçkulla? Se s'ka mundesi.

    Përgjigju
  • Boti: 12/04/2023 21:20

    Po pse qeveria financoka vetem fakultetin e mjekesise? Po fakultetet e tjera? Zoteri, kjo nuk eshte zgjidhje se studentet studiojne gjermanishten, marrin borxh 18 mije euro dhe prape ikin e i shlyejne per 1 vit..pyetja eshte: keto para qe do u marresh studenteve, a ta zgjidhin mungesen? Vertet mendon se 18 mije euro jane frenim? Permireso kushtet ne spitale, jepu rroge dinjitoze, jepu benefite njesoj si gjyqtare dhe prokurore kur shkojne jashte vendbanimit dhe shikoje pastaj rrine apo jo. Por ta dish, me keta qe drejtojne dhe vjedhin spitalet askush nuk te rri. Mjeku nuk eshte punonjes spitali, eshte ofrues individual sherbimi dhe nuk ke shans ti qe ta perdorni si doni. Kaq

    Përgjigju
  • medet shqiperia ku ka rene: 12/04/2023 16:42

    DIPLOMA NUK I MBAN ATA KETU,,,,EDI RAMA KUR STIDENTET E MJEKESISE TE FUTEN NE PROVIMON E FUNDIT ,,TE FUTEN ME PRANGA NE KEMBE DHE MOS JA HIQNI ME....KJO ESHTE ZGJODHJA.....

    Përgjigju
    • Unë propozoj, ju miratoni:: 12/04/2023 18:05

      T'u mbahet dhe rroga e t'u jepet në fund pasi të kenë mbaruar kontributin për Shqipërinë. Mos u jepni as pasaporta se ju ikin jashtë. Në kohën e lirë t'i detyroni të punojnë në bizneset dhe pronat e politikanëve e zyrtarve të lartë.

  • Unë propozoj, ju miratoni: 12/04/2023 15:42

    Të gjithë studentët duhet që të punojnë mbi 55 vjet për shtetin Shqiptar pastaj le të shkojnë ku të duan të punojnë, t'ja u heqim dhe pensionet nqs pas 55 vjetësh ikin jashtë. Mosha e pensionit të tyre të rritet në 85 vjec.

    Përgjigju
    • Enveri: 12/04/2023 17:53

      Por ama pas pensionit, nuk paguajne sigurime shoqerore nese duan te punojne.

  • Alban: 12/04/2023 15:42

    Nese nuk e kam kuptuar gabim, mbas tre vjetesh pune ne atdhe studentet marrin diplomen dhe mund te ikin, dmth teorikisht ‘mbulohet’ hendeku per fuqi punetore vetem per tre vjet. Mbas tre vjetesh gjendemi serisht ne piken ku jemi sot. Plan pa shume llogjike!

    Përgjigju
  • Boti: 12/04/2023 15:00

    Kur nuk i bertet dot gomarit, i bie samarit...Kushtet neper auditore copa, pa literature apo akses, pedagoge qe nuk shpjegojne ose nuk vijne fare, praktikat afer zeros..prinderit e ketyre studenteve kane paguar taksa nga 20 vjet pune qe mund te kene..ma shpjego pak pse nuk ia kthen ti keto taksat e tyre ne shkollim per femijen, por u kerkon akoma leke? Pa problem se gjithe vendet e europes ofrojne bursa per studentet tane. Ky debili sdi ca flet..

    Përgjigju
  • ndreu: 12/04/2023 14:12

    Edhe rrogen 3000 euro tja besh nuk rri njeri ketu. Ne po marrim 2000 euro dhe jemi gati te ikim o pras. Sa te kesh parazite e monstra neper administrate as mos e mendo te behet ky vend.

    Përgjigju
  • Enveri: 12/04/2023 13:49

    Se kush e ndalonte levizjen e lire te njerezve, para nja 30 vitesh, s'po me kujtohet emri.

    Përgjigju
    • Ilir: 12/04/2023 14:46

      Ahahaha...me E me duket e kishte...Edi apo Enver dicka e tille ka qene emri

  • Tiku: 12/04/2023 12:19

    Jo 3000 euro ta besh por pa leke fare, studentet po ikin per ti kryer jashte studimet e larta.

    Përgjigju
    • Lexuesi: 12/04/2023 21:27

      Cfare argumenti qesharak… Kthe taksat sepse femija im nuk po merr diplomen falas. Pse minoranca shoqerore vendos strategjine kombetare? Ashtu i bje qe te gjithe ata qe dergojn femijet ne universitet ne Amerike, Angli, dhe kudo ku arsimi i larte nuk eshte falas, te refuzojn te paguajn taksa. Ose kudo ku ka autostrada me pagese, si ne Itali, Gjermani, etj, te mos paguajn taksa poashtu. Ose po nuk ra zjarri ne shtepine time une te mos paguaj taksa sepse zjarrefiksat nuk punuan per mua. Ose meqenese nuk ka lufte te mos paguajm taksa sepse forcat e armatosura po paguhen kote. Njerez te mbushur me vrer qe perpiqeni te perhapni ide percarese ne cdo rast qe ju jepet. Mire na behet kur Sherbimi Informative nuk ben detyren me demaskimin e fushatave te keqinformimit dixhital. Keqinformim qe ka nxitur emigrim si askund tjeter ne Ballkan.

    • @lexuesi: 12/04/2023 19:00

      Para se ky studneti te behet per shkollim te larte prinderit e tij kane kontribuar me taksa te paguara te cilat perkthehen ne sherbime ku perfshihet dhe shkollimi..ktheju taksat prinderve te tij dhe paguaje 3 mije euro vitin ne mjekesi pastaj..

    • Lexuesi: 12/04/2023 16:22

      Ato argumentet me NESE jane shume te kufizuara. Ne po flasim ne pergjithesi. Shiko se sa kushton mesatarisht studimi universitar ne Amerike dhe ne Angli. Eshte e paperballueshme per 99% te shqiptareve. Ndaj shumica e shqiptareve jane te detyruar te studjojn ne Shqiperi. Dhe per aq kohe sa shteti shqiptar i arsimon, atehere duhet te jete pikerisht shoqeria shqiptare qe te marri perfitim nga investimi i bere dhe jo Perendimi. Dhe punen si mjek ose infermier e ke praktikisht te garantuar ne Shqiperi ndaj mos ja fut kot.

    • Tiku: 12/04/2023 14:08

      Te jep shteti huaj burse nese je student i mire. Puna e garantuar me page shume te mire pa tu dashur te mbash flamurin e partise ne fushate apo te kesh mik dhe leke

    • Lexuesi: 12/04/2023 12:34

      Ata qe i kryejn studimet jashte me fondet e tyre nuk i kushtezon dot. Por ki parasysh se diploma e universitetit ne Perendim kushton shume.

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/04/2023 12:15

    Une them qe Rama t'i fusi ne burg ata qe kerkojne te ikin ne Gjermani.

    Përgjigju
    • Diti: 12/04/2023 12:51

      10 milliooooon ne Koooorç

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë