Planin e Qeverisë që të miratojë një projekt që do të detyronte studentët e mjekësisë të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, ndryshe do të paguanin shkollimin me kosto reale disa mijëra euro, studentët e mjekësisë ende nuk e kanë të qartë. Ata mohojnë të jenë në dijeni të këtij plani.
Studentja Adela Duro në një intervistë të dhënë për gazetaren e Report Tv Enxhi Musaj thotë se ky plan nuk ka logjikë nëse do të merrje parasysh kushtet e studimit por edhe të punës.
“Mendoj se nëse do të ketë tarifa më të larta studimi të paktën të na plotësojnë kushtet minimale që nuk janë aktualisht në auditoret tona. Edhe praktikat lënë shumë për të dëshiruar në momentin që na mbyllet ajo dera në fytyrë nga pensionistët.
Në auditorë ka kushte mizerabël. Nuk më duket logjike që të rritet tarifa, ose do më vendoset mua kushtet ndërkohë që qiranë e paguaj vete, librat i paguaj vetë, studimet i paguaj vetë dhe ku qëndron pastaj investimi që bëhet në këtë pjesë.
Kontrata ka disa kushte si mos tërheqja e diplomës. Kjo s’ka logjikë kur merr parasysh edhe faktin që kushtet dhe rroga në spitale janë skandaloze. Unë dua t’ju ftoj të hyni në pavione dhe të shikoni se sa kushte të rënda ka dhe sa mungesa ka aty. Të shikojmë se çfarë kushtet punojnë ata profesionistë që për mua janë heronj dhe pastaj të bëjmë balancën nëse është mirë të punojmë këtu apo jashtë”, thotë ajo.
Ndërsa një studente tjetër thotë se do shikonte interesin e saj kur t’i propozohej një marrëveshje e tillë.
“Nuk e di, nuk e kam dëgjuar. Do të shikoja se çfarë do të më jepte Qeveria. Do shikoja përfitimet e mia. Unë nuk e kam dëgjuar ende këtë çështjen e kësaj kontrate. Jam ende në vit të dytë”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Mbi 3000 euro viti për studimet ose 3 vite punë në Shqipëri! Plani i Qeverisë për të ndalur ikjen e mjekëve të rinj nga vendi! U 'mbahet' diploma
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 17:55
Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni Shqipëri-Andorra?
-
Fiton Shqipëria
84.6%
-
Barazim
7.7%
-
Fiton Andorra
7.7%
Vota total: 259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ironia Spahiut: Berisha premton heqjen vizave amerikane, Rama pasaporta europiane!
24 Mars, 21:19
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Rama viziton fabrikën e vajit të ullirit në Memaliaj! Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Kryeministri e ironizon: O Lul, ku i çove lekët? S’ka fytyrë për shpulla ai
24 Mars, 20:15
-
Rama inspekton sheshin e ri 'Çerçiz Topulli’ në Gjirokastër: Ky i ka hije Çeços dhe gjirokastritëve! Në funksion të plotë, parkim nëntokësor e identitet arkitektonik (VIDEO)
24 Mars, 17:06
-
‘T’u fjet gjumë futëm Shqipërinë në NATO dhe hoqëm vizat me BE’, Basha i përgjigjet Ramës: U ‘zgjove’ ti dhe u mbushën burgjet me shokët e tu (VIDEO)
24 Mars, 17:00
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, në shërbim të 60 mijë banorëve të qarkut
24 Mars, 16:29
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
-
Rama: Jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë, jo vetëm të komshiut
24 Mars, 15:33
-
Vlerësimi i fundit i ‘Standard & Poor’s’, kryeministri Rama: Konfirmon progresin e pandalur të Shqipërisë! Ironizon dhe kundërshtarët: Për 2 minuta shaka me Bashën...
24 Mars, 15:11
-
Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta
24 Mars, 15:06
-
Rama nga Gjirokastra u kërkon votën demokratëve: T’i japim mesazh Brukselit se duam të integrohemi në BE! Vetëm PS e realizon, mund ta bënte Luli por e zë gjumi (VIDEO)
24 Mars, 13:54
-
‘7x7 = 313’, Basha i përgjigjet Ramës: Tre herë i le socialistët me gisht në gojë, tani do merresh me demokratët
24 Mars, 12:21