Mbi 400 turistë të huaj zgjedhin Pogradecin për fundjavë

Mbi 400 turistë të huaj zgjedhin Pogradecin për fundjavë

Pamje nga qyteti i Pogradecit

Mbi 400 turistë gjermanë dhe nga vendet skandinave vizituan Pogradecin gjatë fundjavës që lamë pas. Në Pogradec mbërritën rreth 10 autobusë me vizitorë të huaj, të cilët kishin përfshirë në itinerarin e tyre turistik vizitat në Lin, Tushemisht dhe vendbanimet antike në këtë zonë.

Edhe pse sezoni turistik ende nuk ka nisur zyrtarisht, vërehet një rritje e numrit të turistëve të huaj që vizitojnë Pogradecin. Bazilika e Linit, Kalaja e Pogradec, Guri i Kamjes, Ura e Golikës dhe varret e poshtme të Selcës, janë disa prej atraksioneve kryesore turistike të Pogradecit.

Liqeni i Ohrit, liqeni më i thellë në Ballkan, është krijuar para më shumë se 2 milion vitesh dhe në brigjet e tij ndodhen disa monumente unike kulturore./ata/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë