Policia e Shtetit ka nisur hetimet e përbashkëta me britanikët për rrjetin e trafikut të kartave SIM, të cilat janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit dhe që origjinën e kanë nga Britania e Madhe.
Report Tv siguron foton e 4040 kartave SIM të sekuestruara në Rinas. Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente dhe adresa e marrësit ishte te 'Blloku i Vilave', në Tiranë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar emri i personit që do të merrte kartat SIM. Kartat britanike ishin të kompanisë "Life needs a big network" ose njohur ndryshe '3'. Shqiptari në emër të të cilit ishin porositur kartat M.Hasa, ka mohuar që të ketë dijeni për kartat në emër të tij. Policia ka vënë nën hetim shtetasin M.Hasa për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me karta SIM angleze.
Kartat janë zbuluar pas gjurmës në skaner si pako të dyshimta dhe janë kontrolluar fizikisht nga policia e Rinasit. Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, çka ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi duke u shitur në treg të zi, mund të përdoren për shpërthim të bombave celular, shantazheve, mesazheve në aplikacionet e koduara e thirrjeve nëpërmjet data use.
Kartat sim të sekuestruara në Rinas dhe dokumentacioni postar
M.Q./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.7%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1524
Lajme të tjera
-
Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson
26 Prill, 18:29
-
Protesta te bashkia ‘kuriozon’ turistët në Tiranë: Këtu s’ka shumë njerëz, në vendet tona dalin masivisht në rrugë
26 Prill, 17:18
-
Molotovët te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës
26 Prill, 16:39
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Bashkia e Tiranës dhe ambasada franceze nënshkruajnë marrëveshjen në fushën e industrive kreative
26 Prill, 11:18
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
Kjo i ngjanë luftës që vjen nga frymëzimi i të shkalluarve! Po ç'ďo të thotë kjo? Lufta nga kërpusha e shkalluar,që më pasë vazhdon me cicën e tërbuar.
PërgjigjuBlloku i vilave, atje ku banojne ujqit e korupsionit, politikanet dhe kriminelet te lidhur se bashke me nyje te pasgjidheshme
Përgjigju"Kartat janë zbuluar pas gjurmës në skaner si pako të dyshimta dhe janë kontrolluar fizikisht nga policia" ne fakt paska qene e shkruar qarte tek manifesti i pakos "SIM cards 4040 pieces"....
Përgjigju