Mbi 440 të burgosur kërkojnë
amnisti ditën e Pavarësisë

Mbi 440 të burgosur kërkojnë<br />amnisti ditën e Pavarësisë
PRISHTINE - Mbi 440 të burgosur të Kosovës janë në pritje të amnistisë nga ana e Presidentes Atifete Jahjaga, e cila, në përvjetorin e pestë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, pritet të nxjerrë një dekret.
 
Me pretendimin se i kanë përmbushur kushtet ligjore për të kërkuar falje nga kreu i shtetit, bën të ditur gazeta “Zëri” e Kosovës, të burgosurit kanë dorëzuar kërkesat e tyre, ndërsa gjatë të mërkurës dhe të enjtes, komisioni “ad-hoc” i formuar nga Zyra e Presidencës, do të shqyrtojë kërkesat për falje.

“Është formuar komisioni prej pesë anëtarësh, që gjatë dy ditëve do të shqyrtojnë kërkesat një nga një dhe do të shohin nëse të burgosurit i kanë plotësuar kushtet për falje. Emrat, që do të konsiderohen se e meritojnë faljen, do t’i përcillen Presidentes. Vendimi përfundimtar, sipas ligjit, është vendimi i Presidentes”, tha Selim Selimi, këshilltar ligjor në këtë institucion.

Kërkesat për falje, sipas tij, në një pjesë e vogël kanë ardhur nga të burgosurit direkt në Presidencë, por shumica përmes Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili menaxhon burgjet në Kosovë. Drejtori i këtij shërbimi, Resmi Hoxha, ka konfirmuar se deri më datën 7 shkurt, lista për falje ka arritur në 441.

Ky është viti i dytë kur Presidentja e Kosovës pritet të shpallë dekret për falje. Vitin e kaluar, në katërvjetorin e shpalljes së pavarësisë, mes qindra kërkesave të arritura, Presidentja pati marrë vendim për faljen e dënimit të mbetur apo uljen e dënimit për 15 persona.


Redaksia Online
(ar.sh/l.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë