Mbi 50 për qind e farmacistëve
mbetës në provimin e shtetit

TIRANE - Më shumë se gjysma e të sapodiplomuarve për farmaci kanë rezultuar mbetës në provimin e shtetit. Ky fakt u bë i ditur nga kreu i Urdhërit të Farmacistit Arian Jaupllari (foto). Po sipas Jaupllarit mbetësit më të shumtë janë nga universitetet private dhe shkak për këtë është hapja pa kriter e universiteteve private të cilat vetëm mbipopullojnë tregun e punës me farmacistë dhe askush nuk merret me kontrollin e cilësisë.


"52.8 për qind kanë ngelur dhe 47.8 për qind kanë kaluar. Rezultatet tregojnë që niveli i studentëve që vijnë nga universitetet private është shumë i dobët. Ka aq shumë universitete private sa me farmacistët që do mbarojnë këto universitete do furnizojmë të gjithë Europën dhe të gjithë botën. Ka aq shumë farmacistë sa vetëm çdo kush nga çdo pallat do të ketë farmaci nesër" tha Arian Jaupllari, Urdhëri i Farmacistit.

Më tej Jaupllari është shprehur se ka kërkuar që të ndryshojnë edhe pragu i pikëve për ata farmacistë që do të japin provimin e shtetit. "Kërkojmë edhe më tepër ndryshimin e pragut të provimit të shtetit të shkojë nga 50 pikë në 70 pikë apo vendosjen e penalltisë që të bëhet një skualifikim i saktë dhe të rritet cilësia e studentëve që mbarojnë universitetet për farmaci", tha Presidenti i Urdhërit të farmacistit Arian Jaupllari.

Këto kërkesa sipas Jaupllarit i janë dërguar edhe autoriteteve të Ministrisë së Arsimit, por deri tani nuk është marrë asnjë përgjigje. “ Kërkesën për ndryshimin e pragut të provimit të shteti ne ja kemi dërguar edhe Ministrisë së Arsimit, por deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje”-tha Jaupllari.

Nga 245 kandidate për në provim, 117 kanë ngelur pra 47.8% dhe 128 kanë kaluar pra 52.2%. Nga Universiteti i Tiranës morën pjesë 34 kandidate, nga këto 27 për herë të parë, 7 ishin përsëritës dhe vetëm tre studentë kanë mbetur. Nga UFO morën pjesë 95 kandidatë, 39 për herë të parë, 56 ishin përsëritës, nga këta kanë mbetur 26 studentë.

Nga Universiteti Kristal morën pjesë 110 kandidatë, 50 për herë të parë, 60 ishin përsëritës, nga pjesëmarrësit në provim kanë mbetur 35 vetë. Këtë muaj u dhanë provimet e shtetit vetëm për ata që kishin përfunduar Universitetin e Mjekësisë. Ndërsa në shtator do të fillojë sezoni i ri i provimeve të shetit për mësuesit.

Në sezonet e mëparshme të gjitha profesionet, përveç mjekësisë, kanë dhënë rezultate negative, ku më shumë se gjysma e të testuarve kanë ngelur. Ky nivel i dobët detyroi Urdhërin e Infermierëve dhe atë të Mjekëve të marrin masat për t’i përgatitur kandidatët.

Kështu, Urdhëri i Infermierit ka zhvilluar provimin në fund të muajit prill dhe pa marrë këtë provim asnjë kandidat nuk mund të jepte provimin e shtetit. E njëjta gjë ka ndodhur me të gjitha profesionet e lira. Vitin që kaloi nivel të ulët në rezultatet e provimeve patën të sapodiplomuarit për infermieri, ku më shumë se 50 për qind e tyre rezultuan mbetës në provimin e shtetit.

MBETËSIT

Nga 245 kandidate për në provim, 117 kanë ngelur pra 47.8% dhe 128 kanë kaluar, pra 52.2%. Nga Universiteti i Tiranës morë pjesë 34 studentë, nga këta kanë mbetur vetëm tre. Nga Universiteti UFO morën pjesë 95 kandidatë, nga këta 26 kanë mbetur. Nga Universiteti Kristal, morën pjesë 110 kandidatë nga këta 35 ishin mbetës.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 15.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!

Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!