Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të veçanta të lidhura me udhëtimet në Pakistan të dielën e sotme.41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë dhe mori flakë në jug-perëndim, ndërsa në veriperëndim mësohet se rreth 10 fëmijë u mbytën në një aksident me varkë.
Të gjithë të vdekurit e gjetur deri më tani në liqen ishin të moshës nga shtatë deri në 14 vjeç. Në vendin e përplasjes së autobusit, një zyrtar lokal tha se trupat ishin dekompozuar nga djegia. Autobusi raportohet se goditi një shtyllë në një urë përpara përplasjes.

"Ne do të hetojmë shkaqet e aksidentit," tha z. Anjum, duke shtuar se testet e ADN-së do të përdoren për të përcaktuar identitetin e viktimave.
Varka me fëmijët u përmbys në Tanda Dam, një liqen afër Kohat në Khyber Pakhtunkhëa, afër kufirit me Afganistanin.
Zyrtari i policisë lokale tha se përveç viktimave, 11 fëmijë ishin shpëtuar, me gjashtë të tjerë në gjendje kritike. Nëntë të tjerë besohet se janë të zhdukur. Varka me të cilën po udhëtonin po transportonte qindra njerëz në një udhëtim ditor nga një shkollë islame.

