Mbi 50 viktima nga vapa ekstreme në Indi

Mbi 50 viktima nga vapa ekstreme në Indi

Vapa në Indi

Më shumë se 50 njerëz vdiqën në Indi gjatë tri ditëve të fundit, si pasojë e një vale të të nxehtit që përfshiu disa rajone të këtij vendi.

Së paku 33 veta vdiqën në shtetin verior, Utar Pradesh, thanë autoritetet atje.

Në mesin e viktimave, sipas tyre, ka edhe njerëz që ishin të angazhuar në zgjedhjet e përgjithshme, përfshirë zyrtarë dhe roje të sigurisë.

Në shtetin Odisha, ndërkaq, humbën jetën së paku 20 njerëz.

Ministria federale e Shëndetësisë tha se ka evidentuar së paku 56 vdekje si pasojë e të nxhetit nga 1 marsi deri më 30 maj.

India, çdo pesë vjet, i mban zgjedhjet e saj të përgjithshme në prill dhe maj.

Por, këtë vit, temperaturat ishin rekorde - mbi 45 gradë Celsius, e në disa zona edhe 50 gradë.

Departamenti i Motit i Indisë tha se temperaturat ka gjasa të bien në ditët në vijim, për shkak të fillimit të shirave monsun.

Disa rajone janë duke përjetuar, po ashtu, mungesa të mëdha të ujit dhe energjisë elektrike, për shkak të rritjes së konsumit gjatë vapës./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie