Mbi 500 notarë nga gjashtë shtete u mblodhën në Durrës këtë fundjavë për edicionin e sivjetshëm të “Teuta Cup 2026”, një nga aktivitetet më të mëdha të notit që zhvillohet në Shqipëri.
Përgjatë dy ditëve të garave, sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia dhe Italia konkurruan në disiplina të ndryshme, duke e kthyer qytetin bregdetar në qendrën e notit rajonal.
Pamje nga aktiviteti publikoi sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi garën një festë sportive që bashkoi të rinj nga vende të ndryshme.
“Me emocionet e bukura që solli Teuta Cup 2026 në Durrës, ku notarë nga 6 shtete u bënë bashkë në një festë të vërtetë sportive, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Në përfundim të garave u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve për fituesit e kategorive të ndryshme.
Komente










