Mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend gjatë muajit shkurt, Rama: Rritje me 69% nga viti i kaluar!

Mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend gjatë muajit shkurt, Rama: Rritje me 69% nga viti i kaluar!

Numri i vizitorëve në vendin tonë brenda muajit shkurt është rritur me 69% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘X’ shkruan se në muajin shkurt 577.515 persona kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Ndërsa duke marrë në analizë shifrat nga nisja e vitit 2024, kryeministri shkruan se nga janari, mbi 1.2 milionë persona hynë në vend duke shënuar një rritje prej 59% krahasuar me vitin e kaluar. Më tej kreu i qeverisë fton udhëtarët që të zgjedhin Shqipërinë për të shijuar peisazhet magjepsëse duke theksuar se mund të marrin më shumë informacion në stendën shqiptare në Berlin.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugë të pabesueshme! Në shkurt 2024, ne mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i kaluar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat shkruan në 1,202,785  persona, duke shënuar një rritje 59%! Bukuritë e Shqipërisë u thërrasin – ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po fluturojnë në rrugën tonë dhe nëse jeni përreth Berlinit, mos humbisni panairin më të madh të turizmit në Evropë, ku Shqipëria ka një stendë të bukur me shumë informacion” ”- shkruan Rama.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 05/04/2024 04:26

    po per cfare vijne nuk e kuptoj...

    Përgjigju
  • Numër rekord: 05/03/2024 09:14

    Deri sa të rrëzohet nga fuqia punëtore që po zhduket

    Përgjigju
  • Sapa: 05/03/2024 05:26

    Po o Qelbesire,turizmi eshte i rendesishem per ju maskarenjte dhe jo braktisja e njerezve ku kane lindur.

    Përgjigju
    • Besi: 05/03/2024 09:30

      turizmi kete te mire ka prit e percill te fitosh eksperience per jeten kur nuk di te besh asgje vettem te merresh me hale kafeneve

  • Bazar: 04/03/2024 23:13

    Shërbimet e Restoranteve,Haneve e Transporti duhen mbajtur në gjendje higjenike e cilësore! Arti i Kuzhinës Shqiptare nuk duhet nëpërkëmbur e nënvlerësuar! duhet përfaqësuar denjësisht!.. është carta da visita!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb