Mbi 64% e vdekjeve në vend
nga sëmundjet kronike

Mbi 64% e vdekjeve në vend<br />nga sëmundjet kronike
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Halim Kosova i ftuar dje në një Konferencë Ndërkombëtare të Shëndetit Publik në Tiranë, u shpreh se zbatimi i ligjit antiduhan nuk ka funksionuar.

“Zbatimin e ligjit antiduhan dhe alkool mund ta quajmë, një ligj që nuk ka mirëfunksionuar asnjë herë megjithëse jam në dijeni se janë deri diku rreth 100 inspektorë në terren që paguhen nga lekët e taksapaguesve për zbatimin e këtij ligji.” u shpeh Kosova.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rreth 64 për qind e vdekjeve në vendin tonë raportohen nga sëmundjet kronike, por ne ende nuk kemi një rregjistër kombëtar të tyre.

Sipas të dhënave 95% e parave të ISHP për listën e rimbursueshme shpenzohen për sëmundjet konike dhe 77% e barrës së shpenzimeve individuale shkojnë për kurimin e këtyre sëmundjeve.

“Ndaj në këtë moment del e nevojëshme dhe një riformatim mbi rolin e Institutit të Shëndetit Publik” u shpreh Ministri.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK