TIRANË- Mbi 55% e bizneseve në vend kanë nisur të zbatojnë reformën e fiskalizimit. Teksa ka kaluar 1 vit nga vënia në zbatim e fiskalizimit, Ministria e Financave thotë se nga 1 janari 2021 deri më tani janë 66.458 biznese që kanë lëshuar fatura të fiskalizuara. Në total këtë reformë duhet ta zbatojnë rreth 120 mijë biznese.
Gjatë kësaj periudhe janë lëshuar 156,7 milionë fatura të fiskalizuara, nga të cilat biznesit të madh i përkasin 123.8 milionë fatura, ndërsa 32.8 milionë të tjera janë lëshuar nga biznesi i vogël.
Për ti dhënë mundësinë bizneseve që të zbatonin platformën e re të lëshimit të faturave, Ministria e Financave vendosi që të mos gjobisë bizneset e vogla që nuk e kanë zbatuar sistemin deri në fund të vitit 2021, afat që u shty përsëri për në qershor të vitit 2022.
“Qëllimi është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që ata të ngrenë, të përshtatin dhe të familjarizohen sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit”, thotë Ministria e Financave.
Fiskalizimi nisi në janar të 2021 për bizneset e mëdha që lëshonin fatura për entet publike. Më pas në 1 korrik të vitit të kaluar nisi për transaksionet biznes-biznes dhe në 1 shtator të gjitha faturat që bizneset ju lëshonin qytetarëve duhet të ishin të fiskalizuara.
Nëpërmjet fiskalizimit, tatimet monitorojnë në kohë reale transaksionet dhe kjo reformë përpos se pritet të rrisë të ardhurat ndihmon edhe në reduktimin e informalitetit në ekonomi.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po na “çmendin” të gjithëve! Draft për të ndaluar me gjoba telefonatat për reklama dhe nga partitë (jo më pa dëshirën e qytetarit)
18 Janar, 14:54
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
4 banka ndërkombëtare udhëheqin Shqipërinë në marrjen e eurobondit, 600 mln euro para marsit
15 Janar, 15:50
-
Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars
28 Dhjetor 2024, 18:34
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor 2024, 14:43
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Shpërblimi i pranverës sa i këtij fundviti? Vendimi merret këtë muaj, do jetë mbi 5 mijë lekë
11 Dhjetor 2024, 15:32
-
‘Shkrihet’ Drejtoria, 2 ‘SH.A’ për Hekurudhën shqiptare! Transporti i pasagjerëve në duart e privatit, PD: Punonjësit po paguhen kot (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro
9 Dhjetor 2024, 17:56
-
Si do jetë gjendja financiare e familjeve në 2025-ën? Qeveria parashikon rënie papunësie, rroga më të larta dhe të ardhura për frymë mbi 10 mijë euro
7 Dhjetor 2024, 17:50
-
Borxhi publik afatshkurtër ka rënë në nivelet më të ulëta historike
2 Dhjetor 2024, 12:44