Mbi 80% e të moshuarve vuajnë
kanë një sëmundje kronike

Mbi 80% e të moshuarve vuajnë<br />kanë një sëmundje kronike
Mbi 80% e të moshuarve mbi 65 vjeç, vuajnë nga një ose më shumë sëmundje kronike jo të transmetueshme që përbëjnë dhe problemet shëndetësore kyç për këtë moshë.

Sipas specialistëve të promocionit shëndetësor, sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare dhe kanceri janë gjendje kronike, të cilat përbëjnë edhe 3 shkaqet kryesore të vdekjeve tek të moshuarit.

Problemet mendore dhe ato emocionale përbëjnë një shqetësim për shumë të moshuar, ndërsa më të shpeshta janë ankthi, depresioni me 15-30 % në moshat mbi 65 vjeç.

Specialistët, shkruan Atsh, thonë se sëmundjet për këtë moshë janë dhe ato nga mungesat ushqimore, si anemi nga mungesa e hekurit, neuropati nga mungesa e folateve dhe Vitaminës B12, etj, por dhe sëmundjet degjenerative si artritet degjenerative që prekin më shumë kyçet e duarve, këmbëve, kurrizit, etj.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e shpeshtë e demencës (humbja e aftësisë për të mbajtur mend), që haset në të moshuarit, ndërkohë që mungojnë të dhënat për të. Të dhënat për këtë sëmundje janë të pjesshme.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi