TIRANË - Mbi 900 familje që kanë ndërtuar pa leje në tokë me pronarë dhe tokë shtetërore do të mund të bëhen pronarë jo vetëm të ndërtesës, por edhe parcelës ndërtimore.
Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit vendimin “për kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.
Familjet që përfitojnë janë shpërndarë në 12 qarqet e vendit dhe menjëherë pas procedurave të kalimit në pronësi, familjet lidhin kontratën me noterin. Pas këtij veprimi kanë të drejtë të paraqiten në hipotekë për të bërë regjistrimin e pronës në emër të tyre.
Sipas vendimit të qeverisë, deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme nuk duhet të kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com