Arditin nuk e vrau Artan Rama dhe as Alida Tota. E ka vrarë me gjasë një eskavatorist i një kompanie që ka shkelur rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar. Dhe për të, janë përgjegjës që nga eskavatoristi e deri tek partnerët e kompanisë. Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj, pasi për fat është nën presion pozitiv për këtë çështje.
Alida me aq sa e njoh nga larg, është një reportere normale e shtypit shqiptar, nga ato që kur gjen rastin, futet në punë në shtet kur ka partinë e saj në pushtet, dhe del e punon prapë si gazetare. Nuk është e vetmja që e ka bërë këtë dhe nuk meriton të përflitet për këtë shkak. Është e vërtetë që është e angazhuar me Partinë Demokratike, dhe kjo nuk nuk ndryshon ndonjë gjë. Të gjithë votojnë për dikë. Alida nuk është botuese, nuk është vendimarrëse dhe nuk mund të jetë dikush, që mund të bëjë konspiracion të madh kundër shtetit. Maksimumi ajo mund të përpiqet të bëjë diçka që t’i shërbejë opozitës, por nëse ka të drejtë, përse të mos e bëjë.
Prandaj sulmet ndaj saj si militante e PD janë të pakuptimta. Ato janë fakte që nuk e kompromentojnë faktin e rëndë të asaj që ka ndodhur.
Artan Rama është fillestar në moshë të madhe si gazetar, por nuk e ka për herë të parë gazetarinë. Ai prej viteve 2000, ka punuar si regjisor dhe producent i disa emisioneve të njohura dhe është nga më të mirët si regjisor. I lodhshëm, i bezdisshëm deri në marrëzi ndonjëherë, por është brenda punës së tij. Është e vërtetë që ka punuar në SHIK, por nuk është se ka ndonjë nostalgji apo respekt për atë kohë. Është i njëjti regjisor dhe producent që ka bërë dhe dhjetra dokumentarë të Andi Bushatit për “Gërdecin” apo “21 Janarin”. Edhe atëhere këtë biografi kishte. Kështu që nuk ia vlen të bësh betejë kundër tij, për shkak të biografisë. Po doni më, u them unë, që dhe vjehrri i tij Robert Ndrenika, ka qenë deputet i PD-së, por askush nuk e llogarit për të tillë, por për “Artist të Popullit”.
Kushdo nga pushteti që mendon se mund të zhvlerësojë një kauzë publike duke etiketuar gazetarët që e ngrejnë, thjesht sa forcon kauzën dhe u bën nder atyre. Janë simptoma të ngjashme me disa nga simptomat e Berishës me gazetarët kritikë, por për fat, jo në atë shkallë.
Artani, për ata që nuk e dinë, e ka sfidën e parë si gazetar me emisionin “Publicus”, i cili në fakt nuk është ende emision, por projekt.
Duke qenë thellësisht në anën e Alidës dhe Artanit dhe kundër sulmeve ndaj tyre, kam dhe për ta një rezervë për mënyrën se si lejojnë të përdoren.
Ata kanë bërë një punë të mirë dhe duhet të mbrojnë punën e tyre, dhe jo konspiracionin e opozitës për Erion Veliaj. Nga mënyra se si zhvillohet debati publik, duket sikur dy gazetarët janë më shumë të interesuar të dëshmojnë se po ngelen pa punë nga Erion Veliaj, se sa që kanë bërë punë si gazetarë.
Unë e kuptoj që të qenit gazetar i angazhuar, siç është Artani apo Alida, në këtë rast, është me më shumë vlerë se sa të bësh snobin e paanshëm. Por është mirë që angazhimi i tyre, qoftë dhe politik apo i njëanshëm, duhet përdorur për të përballur gazetarinë me pushtetin, dhe jo për t’u viktimizuar. Berishës, të cilin e njoh mirë, nuk i interesojnë gazetarët, por vetëm viktimat dhe heronjtë. Në një vend që nuk gjend dot një gazetar për të bërë punën, është e sikletshme të heroizohesh si gazetar që nuk gjen dot punë dhe aq më tepër si gazetar që të paska lënë pa punë një kryetar bashkie.
Gazetaria është një maratonë e gjatë dhe të turpëron, kur nuk të mbajnë këmbët. Këto 25 vite kam parë plot “heronj dhe viktima” që shpallen të tillë për nevoja politike, dhe pastaj u harrohet emri. Kam parë këto 25 vite se si ngelesh vetëm në një betejë, se si të rrethojnë duke të djegur makina, shtypshkronja, duke të mbyllur gazeta e emisione, se si tërheqin reklamat dhe nuk të flasin as në rrugë nga frika e pushtetit, dhe si të kapin si skutha nëpër cepa rrugësh e të thonë “të ruajtë zoti”. Është një shoqëri në thelb antiopozitare, që ka burim mirëqënie vetëm pushtetin. E di që do fuqi të madhe të shmangësh deliret në raste të tilla. Është po kaq e neveritshme kur i ke punët mirë me pushtetin, kur duhet të shoqërosh Sandrin tek kryeministri i radhës, apo të rrethohesh nga jargavitësit e tij. Por e vetmja gjë që të mban në këmbë është të punosh përditë. E vetmja mbrojtje është të vazhdosh të sfidosh dhe jo të delirosh. Se fiks aty i humbet gjithë betejat.
Mos e ngarkoni më shumë se sa mbajnë Alidën dhe Artanin. As ju që e shani dhe as ju që i himnizoni deri në delir. Lerini t’ia dalin si gazetarë. Si heronj dhe si viktima, i duhen politikës, jo vetes dhe profesionit tyre.
Kur Berisha më mbylli gjithçka në vitin 2010, një gazetar, mos gaboj i gazetës “Shekulli”, më pyeti si do t’ia dalësh tani, se duhen lekë për të vazhduar betejën. “Nuk di të jetë ndërprerë ndonjë luftë për mungesë fishekësh” i thashë. Ato ndërpriten kur nuk ke përse lufton!
/Shqiptarja.com