Tashmë është provuar që posaçërisht në demokracitë e reja dhe të brishta, si në Shqipëri, politikanët bashkëkohorë duhet të ballafaqohen çdo ditë me sprova bindëse për të konkurruar kundërshtarët e tyre politikë, të jenë këmbëngulës në aplikimin e ideve përparimtare, t’i paraqesin qartë e kuptueshëm bindjet dhe qëllimet e veta, të bëhen iniciatorë të aktiviteteve të reja politike apo të kenë prirje për t’i ndryshuar ato ekzistuese. Këto cilësi dhe aftësi, në ditët e sotme vlerësohen përgjithësisht si bazë për marrjen e vendimeve të drejta, pra, për ushtrimin e një politike efektive, të lehtësojnë dialogun ndërpartiak, të sigurojnë legjitimitetin e veprimeve politike, të shkojnë drejt niveleve më të larta të përkrahjes për strategjitë e ndjekura dhe, kështu, të bëjnë të mundshme mbështetje gjithnjë e më të gjerë të elektoratit.
Tërë kjo tablo vlerash, apo qoftë edhe një pjesë e saj, do të mund të shfaqej veçanërisht në këtë kohë kthese të fortë të rrugëtimit drejt horizonteve perëndimore, kur Shqipërisë i është akorduar statusi i Shtetit Kandidat për në BE dhe kur fillimisht i kërkohen këtij Shteti të hedhë hapa të shpejtë në proceset e kryerjes së disa reformave prioritare, nëpërmjet formulës së gjithpërfshirjes. Në proceset e përmbushjes së atyre kritereve, nëpërmjet zbatimit të kësaj formule, për çka zbriti dje në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin i Unionit Evropian, Shtefan Fyle, i cili me praninë e vet në Takimin IV të Nivelit të Lartë Shqipëri - BE arriti edhe një herë të bashkojë në një tryezë ovale të dy krahët e politikës shqiptare.
Kësaj klime i përkuan edhe datat e zhvillimit të punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili nga shumëkush pritej të konsiderohej realisht si një start (edhe pse i vonuar) në rrugën e re, që la pas udhëkryqin ku ishte gozhduar prej 20 vjetësh Shqipëria. Pritej nga shumëkush që ky aktivitet të krijonte, së paku, modelet për një profil tjetër të kësaj force politike. Megjithëse, nga Kryetari i Partisë u prezantua që më parë me një klishe të shpërdorur kohë e pa kohë dhe vend e pa vend prej paraardhësit të ve.
Pra, si “një ngjarje historike”, duke i paraprirë kështu këtij Kuvendi me një gjurmë të asaj retorike hipokrizie, nëpër të cilën janë identifikuar për mbi dy dekada rresht liderët e opozitës aktuale.
Por, vështirë është të dalë ndonjë njeri i arsyeshëm dhe të thotë që entusiazmi i ceremonisë së fillimit të këtyre punimeve nuk u pasua shumë shpejt me zhgënjimin mbi efektet progresiste që mund të ketë kapërcimi i këtij komponenti në drejtim të trasesë demokratike evropiane të zhvillimit të vendit. I këtij komponenti të holluar dhe në prag të shpërbërjes apo hapërdarjes, sidomos pas publikimit vitin e kaluar të rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ky zhgënjim u pa jo vetëm në portretet e delegatëve, të deklaruar çuditërisht me mijëra, kur kapaciteti i sallës së Pallatit të kongresit nuk i kalon 2500 vendet.
As veçse te mënyra e votimit për të zgjedhur anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë së tyre. U pa jo vetëm te zëvendësimi i kartonave të vendimmarrjes me shishet e ujit. Sikurse, gjithashtu, te rrjeshtimi në listat e anëtarëve të organeve drejtuese të Partisë i disa funksionarëve të institucioneve të pavarura, i disa zyrtarëve të lartë, që të mësuar nën diktatin e urdhërave politike, në vend që të mbrojnë pozicionet e tyre me përgjegjshmëri kushtetuese dhe profesionale, bëjnë sikur në gjuhë u ka mbirë termi “shtet i së drejtës”, kur edhe konceptet më elementare të vetë këtij termi nuk ua lejon dublimin e njëkohshëm të preferencave vetjake, në pamundësi praktike për t’i gremisur një herë e mirë prej posteve të larta shtetërore që mbajnë.
Sidoqoftë, ajo që shkaktoi akoma më tepër bjerje të seriozitetit të kësaj “ngjarje historike” dhe të mirëkuptimit te mbështetësit e opozitës politike, pa dyshim që lidhet me mungesën e formulimit dhe miratimit në Kuvendin e Partisë Demokratike të një dokumenti programatik, që do të ishte i domosdoshëm për të përcaktuar hapat dhe fazat e ecjes përpara në përputhje me kohën dhe interesat e elektoratit. Programet e forcave politike, që pretendojnë të udhëheqin popullin, apo qoftë edhe një pjesë sado të vogël të tij, pothuajse gjithnjë marin trajtën e busullës, pa të cilën nuk mund të kesh siguri për ku vete dhe as besimin e njerëzve, që nuk kanë instiktin e kopesë për të të ndjekur në çdo monopat qorrazi, kuturu.
Do të ishte marrëzi, në mos pasiguri dhe paaftësi, të justifikohet e domosdoshme periudhën e plot një viti të tërë (që kur Partia Demokratike zuri në Kuvendin e Shqipërisë në mënyrën më konkrete një pakicë vendesh) për të formuluar një ndjesë për gabimet e ish qeverisjes së vet dhe një kërkesë tekanjoze ndaj mazhorancës së re. Ndërkohë që kjo periudhë do të ishte plotësisht e mjaftueshme nga cilado forcë politike për të ngritur një platformë të kohës, miratimi kongresual i së cilës do ta përshtaste edhe Partinë Demokratike në rrjedhat e gjithpërfshirjes, për hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformave integruese të vendit nën qiellin e përbashkët evropian.
“Programi është doktrina politike e PD!” – u dëgjua të recitonte një deputet i saj nga foltorja e Kongresit. Por, ja që ky program nuk u dëgjua prej askujt dhe nuk u lexua askund! Gjithçka, veçse një HIÇ! Madje, edhe ndryshimet statutore të raportuara, sipas të cilave, këtej e tutje në strukturat e Partisë Demokratike do të ketë 15 për qind të rinj dhe 30 për qind gra, që do të sillkan rritje të përgjegjshmërisë në vendimmarrje, tek e fundit shndërohen në ato zerot pas një presjeje dhjetore, që nuk kanë kurrfarë vlere për sa kohë përpara tyre mungon numri 1 (Programi). Këtë boshllëk nuk mund ta mbushin kurrësesi as vlerat negative, që përfaqësohen vazhdimisht nga ambiciet destruktive të Sali Berishës, i cili në Kuvendin Kombëtar të Partisë së vet iu drejtua delegatëve me thirrjen për organizimin e protestave çdo ditë e në çdo rrugë dhe në çdo cep pallati. Sipas tij, kudo që të jenë anëtarët e PD - së, protesta duhet të jetë motoja e tyre.
Po, përse kjo moto, në një kohë që vendi i të zgjedhurve nga populli tashmë më shumë se sa kurdoherë më parë duhet të jetë në Parlament? Përse kjo moto, që nuk i shërben aspak shëndoshjes ose transformimit demokratik të çdo force politike? Apo le të bëhet ajo si mburojë e supozuar përreth figurës së diskredituar të këtij politikani të dështuar, të cilit çdo ditë e më shumë po ia shpojnë hundën erërat reja që po fryjnë këtë fillim vjeshte dhe që (me sa duken bathët) gjatë të ftohtit të dimrit nuk do të largohen pa nisur përfshirjen e ndëshkimeve të rënda edhe të krimeve për transaksione bankare të paligjshme, për urdhërimin e masakrës së 21 Janarit, për tragjedinë e Gërdecit etj, etj.
Mirëpo, bilbilat e Sali Berishës janë ndryshkur dhe, megjithë dufmën e spazamave të fundit të tij, vështirë se mund të arrijnë të mbledhin më shumë njerëz se sa në protestën e fundit, atë të fillimit të këtij viti. Këtë më mirë se sa kushdo e di vetë “fryrësi i alarmit”, i cili nuk mund të rrinte në mbyllje të Kuvendit të HIÇ – it pa i mikluar dëgjuesit me fantazmagoritë e një mendjeje të çartur, se tashmë mazhoranca është rikthyer në krahun e të djathtëve dhe se fitorja e tyre mund të vinte shumë shpejt, përpara zgjedhjeve. Dhe ky rikthim paska ndodhur në një kohë kur rradhët e tyre po zhbëhen me shpejtësi, aq sa PDIU – aleate e opozitës, vetëm 1 nga 5 deputetët e saj dërgoi të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Demokratike, si një kartpostale që mund të paralajmëronte distancën e ndarjes së këtyre dy forcave politike. Ndërsa parlamentarët e dy forcave të tjera të spektrit të djathtë nuk vunë as këmbën në Pallatin e Kongreseve gjatë dy ditëve të fundit të javës që shkoi.
Po tani, pas deklaratës që dha Kryeministri, Edi Rama, në përfundim të Dialogut të rradhës së Nivelit të Lartë Shqipëri – BE, se mazhoranca do të jetë e gatshme të plotësojë kushtet e opozitës, a do të kthehet Partia Demokratike që këtë të enjte në Parlament, megjithë Hiç – in e Kuvendit Kombëtar të saj? Këtu po e mbyllim komentin e ditës, duke u kërkuar ndjesë lexuesve, nëse pyetja e mësipërme mund t’i vërë në mendime. Duke u kërkuar ndjesë, sepse mbi HIÇ – in, ashtu sikurse çdo njollë është e panevojshme, edhe fjalët e shumta mbeten të tepërta.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com