Mbi të gjitha reforma e logjikës

Mbi të gjitha reforma e logjikës

Foto ilustruese

Logjika komunikative dhe logjika normale, ajo që përdorin njerëzit, ne, në jetën e përditshme me objektet e ngurta, ta zemë kur mbushim një gotë ujë, zjejmë kafenë, lidhim këpucët, etj., nuk janë të njejtat.

Në logjikën komunikative:

Objekti është dhe nuk është po ai. Identiteti është plural. Objekti është dhe nuk është. Objekti është në një vend dhe nuk është në atë vend. Objekti është në një vend dhe ndodhet edhe në në një vend tjetër. 

Predikati është edhe vetë objekti. Lëvizja dhe substanca janë e njejta gjë. Objektet e marra si sende të ngurta, me dimensione por pa i integruar me përmasën kohë, ngjajnë si shkëmbinj pa finesë.

Sendërzimi i logjikës na ka futur në rrugë pa krye. Pasoja është probabilitet. Gjendja është proces. Determinizmi nuk është veçse një zgjedhje për t'u vetëpërcaktuar, pra është liri. Ka ardhur një kohë postmoderne nuk logjika e Aristotelit dhe e Kantit janë bërë pengesë për të arsyetuarit drejt.

Nevoja për logjikat jo-aristoteliane është bërë urgjente edhe në Shqipëri. ndryshe do të mbetetemi disa shekuj prapa botës. Vetëm të shohësh disa tekste shkollore dhe kupton se u mësojmë të rinjve logjikën e epokës të gurit.

Reforma e të menduarit është përpara vetingut. Bota po na rrëshket nga duart sepse logjika jonë është e ngurtë, demode, me një fjalë katunareske.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar