Mbidhen në Vjenë ministrat e Jashtëm të BE, diskutojnë edhe për vendet e Ballkanit

Mbidhen në Vjenë ministrat e Jashtëm të BE, diskutojnë edhe për vendet e Ballkanit

Foto Ilustruese

Në takimin e tyre të premten (31.08) ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian të mbledhur në kryeqytetin austriak, Vjenë kryesuesen e presidencës së BE do të diskutojnë  për marrëdhëniet transatlantike, Iranin, por edhe për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. 

Bisedimet do të drejtohen nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini nën praninë edhe të ministrave të Jashtëm të vendeve kandidate të BE-së, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Turqisë. Pritet që temë diskutimi të jenë edhe përpjekjet aktuale për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, ku në diskutim është hedhur së fundmi ideja e korrigjimit të kufijve.

Disa shtete të BE-së, përfshirë edhe Gjermaninë janë shprehur kritike ndaj një këmbimi territoresh, sepse shohin aty një rast precedent për probleme të tjera të pazgjidhura kufitare në Ballkan, por edhe në vende si Gjeorgjia e Ukraina. Në një analizë të gazetës së madhe austriake, "Der Standard" të së premtes nënvizohet loja e rrezikshme me kufijtë e rinj në Ballkan.

Në Kosovë vetë ka rezistencë kundër kësaj marrëveshjeje. Sepse shumica e serbëve jetojnë në jug....Prandaj edhe kisha ortodokse është kundër deal-it të Vuçiçit. Por veçanërisht të zemëruar janë kosovarët, se demokracia po shkelet me këmbë, dhe Thaçi po vepron i vetëm....Aktualisht presidenti sidoqoftë nuk ka asnjë shumicë në parlament për ndryshimet e menduara./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!