TIRANE - Kjo është mënyra që ka zgjedhur për të protestuar një kryefamiljar nga Mamurrasi pas gjobave dhe mbifaturimeve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në këtë qytet që në total kapin vlerën e 400 mijë lekëve, shifër e pamundur për t’i paguar për një të papunë. Bujar Tongu ka udhëtuar nga larg për t’u futur në grevë urie dhe është i vendosur të mos largohet që aty pa marrë një zgjidhje për këtë problem.

Ndonëse mënyra që ka zgjedhur për të kundërshtuar është ekstreme, kryefamiljari Tongu është ndër dhjetëra persona të tjerë që kanë probleme me mbifaturimet apo gjobat nga Operatori i Shpërndarjes.
 
Ndërkohë një tjetër kryefamiljar nga Kombinati ndonëse nuk ka marrë një faturë nga CEZ ende, atij I është komunikuar se duhet të paguajë për janarin 220 mijë lekë pasi faturisti I ka mbifaturuar mbi 900 kilovatë. 

Me paisjet elektrike që ka në shtëpi Bejo thotë se është e pamundur që të ketë shpenzuar kaq shumë sa ka faturuar Cez pasi edhe ngrohjen e ka me gaz. Kërkesa e Bejos është që ti hiqen kilovatët e mbifaturuar pasi ai thotë se nuk ka mundësi ta paguajë faturën.

pas endjeve nëpër zyrat e CEZ dhe OSHEE Lavdimir Bejo I ka nisur një ankesë edhe kreut të OSHEE Ardian Cela nga I cili ende nuk ka marrë një përgjigje, ndërkohë që I kanë mbetur vetëm dy ditë afat për të faturën në të kundërt do ti duhet ta paguajë me kamatvonëse.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)