Mbifaturimet në Elbasan, PD: Të
fshihen,OSHEE: Po i monitorojmë

Dhjetra abonentë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Elbasanit janë mbifaturuar nga OSHEE, në faturat e energjisë për muajin e kaluar.

Problemi i tyre ka mbërritur edhe në Këshillin Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë kanë thënë se, mbifaturimi ka prekur edhe abonentët privatë, ndërkohë që ankesave të tyre nuk iu ka dhënë njeri zgjidhje.

Ata kanë kërkuar që Këshilli Bashkiak dhe kreu i Bashkisë të ndërhyjnë, por kryebashkiaku Sejdini ka thënë se, kjo nuk është çështje e këshillit dhe e baskisë, por do të interesohet deri në sqarim të situatës.
 
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Operatorit të Shpërndarjes së energjisë Elektrike ku ka thënë se, janë depozituar 300 ankesa, ndërkohë që një vit më parë numri i ankesave ka qenë 1600.
 
Ajo shton se numri i ankesave është ulur dhe rezulton se vetëm 0.1 përqind e faturave janë ankimuar, ku thekson se, për çdo rast të evidentuar për mbifaturim, ka marrë masa ndëshkimore ndaj lexuesve dhe ka sistemuar të gjitha rastet e konstatuara të drejta.
 
Ja deklarata e plotë e OSHEE
Në adresë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, për periudhën janar-prill 2016, janë depozituar rreth 300 ankesa nga abonentët në rajonin e Elbasanit, për mbifaturimet e vitit 2016, në të cilin përfshihen Elbasani, Gramshi, Librazhdi, Peqini dhe Përrenjasi.
Gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, pra janar-prill 2015, janë depozituar 1600 ankesa për faturimin e periudhës 2007-2014.
Sic vërehet, në 4 mujorin e vitit 2016, numri mesatar i ankesave të depozituara për faturimin gjatë këtij 4-mujori, është 4 ankesa në ditë ose 5 herë më i ulët se 4-mujori i 2015.
Nëse përllogarisim numrin e faturave të lëshuara për periudhën janar-prill në rajonin e Elbasanit, rreth 317 mijë, në raport me 107 mijë abonentë aktivë që ka ky rajon, rezulton se vetëm 0.1 përqind e faturave janë ankimuar pranë zyrave të kujdesit ndaj klientit të OSHEE.
Lidhur me ankesat, OSHEE ka zgjidhur gati 92 përqind të numrit total të tyre depozituar në zyrat tona dhe për 20 përqind të ankesave ka kthyer përgjigje negative.
OSHEE thekson se për cdo rast të evidentuar për mbifaturim, ka marrë masa ndëshkimore ndaj lexuesve, gjithashtu ka sistemuar të gjitha rastet e konstatuara të drejta.
Nga ana tjetër, OSHEE u bën thirrje të gjithë abonentëve të cilëve u është refuzuar ankesa pas shqyrtimit e verifikimit korrekt nga ana e specialistëve tanë, të kryejnë pagesat e faturave të ankimuara, me qëllim që të mos penalizohen si debitorë ndaj kompanisë.
OSHEE i ben thirrje subjekteve politike të distancohen nga thirrjet antiligjore për refuzim të pagesave të energjisë elektrike.
Kompania OSHEE është e vendosur ta konsolidojë ligjshmerinë në konsumin e energjisë elektrike, ndaj koha kur energjia konsiderohej si një mall pa zot ka marrë fund.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar

Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar