Mbifaturimi i ujit nga UKT, Veliaj
do të anullohen, fajtorët para ligjit

Mbifaturimi i ujit nga UKT, Veliaj<br />do të anullohen, fajtorët para ligjit
Asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anulluar. Kështu shprehet kryetari i Bashksië së Tiranës Erion Veliaj, në një deklaratë për mediat, në lidhje me protestën e banorëve të Kombinatit, për mbifaturimet e ujit.
 
"Kam ndjekur me shqetësim reagimet e shumta të qytetarëve për mbifaturimet e ujit të pijshem në muajin Janar dhe kam ngritur prej disa ditësh një grup verifikimesh për të katër zonat ku janë hasur problemet. Dua t'i siguroj të gjithë se asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anulluar dhe asnjë familje e Tiranës nuk do të paguajë padrejtësisht asnjë qindarkë,” thotë Veliaj ndërsa shton se nga e hëna do të ketë një situatë të qartë të të gjithë situatës, të cilën ai e cilëson të papranueshme.
 
“Ditën e hënë do të kemi një pamje të plotë e të qartë të situatës dhe padyshim do të nxjerrim edhe përgjegjësitë e duhura për shqetësimin që u është shkaktuar qytetarëve. Për këtë, kam njoftuar që mbrëmë aksionerët e UKT për mbledhjen e asamblesë në fillim të javës që vjen, ashtu siç e kërkon procedura ligjore. Ujësjellësin e kemi gjetur në kushtet e një rrjeti të amortizuar nëntokë, por më keq akoma, të një rrjeti hajdutërie të pashembullt mbi tokë të pasurisë sonë të përbashkët. Ndaj dhe vendosja e rendit ligjor në shfrytëzimin e ujit të pijshëm është një domosdoshmëri jetike. Por, emergjenca e imponuar nga e shkuara, nuk mund të jetë kurrsesi justifikim për të mbifaturuar familjet tona. Kjo është e papranueshme dhe unë nuk do ta toleroj në asnjë mënyrë. Çdo mbifaturim do të anullohet dhe çdo fajtor do të mbajë përgjegjësi. Ndjesë kujtdo që i është shkaktuar ky shqetësim." sqaron Veliaj.

UKT është një ndërmarrje aksionere mes Bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz si dhe të ish Komunave. Bashkia e Tiranës ka shumicën e aksioneve të kompanisë, ndaj dhe pritet që kryebashkiaku Veliaj t'i komunikojë vendimin e Bashkisë Tiranë si aksioner i shumicës, asamblesë, në fillim të javës që vjen.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet