Mbikqyrja e SHIK dhe SHIU në
duar të opozitës së re, pritet ligji

Mbikqyrja e SHIK dhe SHIU në<br />duar të opozitës së re, pritet ligji
TIRANE - Sesioni i ri parlamentar pritet që të miratojë edhe një nga ligjet e rëndësishëm të mbetur pezull nga sesioni i vjetër, atë të mbikqyrjes parlamentare të institucioneve të inteligjencës në vend. Sipas draft-ligjit të miratuar në komisionet parlamentare të Sigurisë si dhe të Ligjeve, pritet që kompemtencat e mbikqyrjes së këtyre institucioneve t`i kalojnë opozitës së ardhshme, PD.

Bëhet fjalë për Shërbimin Informativ Shtetëror, Agjensinë Informative Ushtarake, Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar dhe strukturat inteligjente pranë Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Financave, institucione që do të japin llogari për gjithë aktivitetin e tyre para 5 deputetëve. Drafti i cili është punuar me ekspertë britanikë si dhe asistenmcë të OSBE u jep kompetencë këtyre individëve të kontrollojnë aktivitetin dhe shpenzimet e shërbimeve inteligjente shqiptare. 5 deputetët do të krijojnë një strukturë të re pranë Komisionit të Sigurisë, "nënkomisionin" me kryesim të opozitës dhe me shumicë anëtarësh nga maxhoranca. Mbledhjet e kësaj strukture do të zhvillohen gjithnjë me dyer të mbyllura dhe përveç 5 deputetëve të pajisur me certifikatë sigurie dhe titullarëve të institucioneve, askush tjetër nuk do të ketë akses.

VEMENDJA E AMERIKANEVE, MBIKQYRJA PARLAMENTARE

Ligji për mbikqyrjen parlamentare të institucioneve të inteligjencës në vend tërhoqi vëmendjen edhe të SHBA, ku vetë ambasador Aleksandër Arvizu ka treguar një kujdes të veçantë duke marrë pjesë edhe në  takim më dyer të mbyllura gjatë punimeve të Komisionit të Sigurisë në Kuvend. “Zhvilluam një diskutim shumë konstruktiv, fokusi i saj ishte roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe sigurisë së vendit.

Mes shumë parimeve që diskutuam ishin tri më të rëndësishmet që nënvizuam. E para është se çdo anëtar i NATO-s duhet të ndërmarrë angazhimet për një sistem demokratik funksional në bazë të ekonomisë së tregut. Angazhimi për marrëdhënie të mira për vendet fqinje, dhe parimi i tretë mbikëqyrja civile mbi aktivitetet ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare”, u shpreh Arvizu pak muaj më parë.

PARALAJMERIMI I PS

Deputetët e majtë në Parlament paralajmëruan se vonesa e miratimit të këtij ligji nga mazhoranca e asaj kohe, ishte përgatija e tij më nën akte për opozitën e ardhshme, pra vetë PD. "E dini shumë mirë që ky projektligj nuk bëhet aktiv për këtë mandat legjislativ, sepse brenda 6 muajsh duhet të plotësohet dhe me akte të tjera nënligjore që të bëhet aktiv. Ky Parlament nuk ka më 6 muaj jetë, po duket se i dhatë karar meqënëse po bëheni gati për në opozitë dhe natyrisht ky projektligj në rastin e mbikqyrjeve më shumë i shërben opozitës se sa maxhorancës", është shprehur ish-deputeti, Gazmir Bizhga.

DETYRAT E NENKOMISIONIT

Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë ushtrimin e një mbikqyrje parlamentare efikase mbi Shërbimet Informative dhe të Sigurisë, në veçanti, mbi ligjshmërinë e aktivitetit dhe veprimtarisë së tyre, mbi buxhetin dhe shpenzimet e tyre financiare, si dhe nivelin mbikëqyrjes demokratik të ushtruar nga Qeveria.

Drejtuesi i secilit Shërbim Informativ dhe të Sigurisë, i paraqet për shqyrtim Nënkomisionit një raport vjetor mbi punën dhe aktivitetin financiar të Shërbimit përkatës.

Raporti, ashtu siç përshkruhet nga paragrafi më lart, përfshin të dhëna të detajuara mbi aktivitetin dhe veprimtarinë e përgjithëshme të Shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, ashtu siç është përcaktuar e detajuar në Nenin 14, aktivitetet me rendësi për sigurinë kombëtare dhe mbi cilësinë dhe përdorimin e burimeve financiare.

Nënkomisioni mund të kërkojë raportet e sipërmendura edhe jashtë kohës së përcaktuar.

DRAFTI, SI MBIKQYREN AKTIVITETET E SHERBIMEVE INTELEGJENTE

Drafti përcakton qartë se dispozitat e këtij ligji zbatohen lidhur me mbikqyrjen e buxhetit dhe aktivitetet e shërbimeve Informative dhe të Sigurisë, të cilat kërkojnë, mbledhin dhe sigurojnë informacion sipas ligjeve që zbatohen për përgjimin e telekomunikimeve si dhe që kryejnë apo zbatojnë procedura të të tjera të veçanta të ndjekjes penale. Kjo përfshin Shërbimin Informativ të shtetit, Shërbimin Iformativ Ushtarak, Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, elementët e Policisë së Shtetit,Gardën Kombëtare, SHKB, SHKBB, Policinë financiare.

Bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim dhe instaluar pranë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, e cila lejon ose ndalon përgjimin e një pajisjeje fundore. Ky projektligj parashikon se protestat popullore demokratike kundër pushtetit, komentet për skandalet në Ministrinë e Mbrojtjes do të konsiderohen veprimtari armiqësore që cënojnë misionin kushtetuese të Forcave të Armatosura. Objekti i debateve të ashpra në mbledhjet e Komisionit të Sigurisë, kanë qenë pikërisht pika dy e projektligjit, i cili ka të bëjë me objektin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. 

PERPLASJA E PROKURORISE PER PERGJIMET

Drafti i mbikqyrjes së institucioneve të inteligjencës në vend, i cili ka kaluar vetëm parimisht në Kuvend, pati jo pak përplasje mes institucioneve në vend, të cilat dhanë propozimet e tyre në Komisionin e Sigurisë. Kreu i SHISH, Visho Lika do të ngrinte si shqetësim pikërisht faktin e përgjimit të telekomunikacioneve, i cili nuk ishte i qartësuar në pr.ligj. “Shqetësimi jonë kryesor ka të bëj me nenin 21 të projektligjit, sipas këtij neni operatori që do të paraqes qartë mundësinë për të hyrë në fshehtësinë shërbimeve të telekomunikacioneve dhe aktivitetit të përgjimit të telekomunikacioneve duhet të lejojnë inspektimin e ndërtesave dhe mjeteve që shërbimi informativ përdorin për përgjim dhe regjistrim të telekomunikacioneve.

Në nenin 13 po të këtij ligji bërthama komanduese e përgjimeve elektronike përcakton se, bërthama komanduese elektronike është pajisje teknike në administrim dhe e instaluar pranë Prokurorisë së Përgjithshme ose lejon ose ndalon përgjimin e një pajisje fundore. E gjithë teknologjia është e vendosur pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ai është autoriteti i vetëm ligjore që jep apo nuk jep të drejtën për përgjime elektronike”, ishte shqetësimi i kreut të SHISH. Ndërkohë që për Prpkurorinë e Përjgithshme ajo që nuk shkonte në këtë ligj ishte pikërisht fakti i ndjekjes penale. “Ndjekja penale është një atribut i Prokurorit të Përgjithshëm i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk është objekt i institucioneve që kanë veprimtari informative”, ishtë njëri nga propozimet e këtij institucioni.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës