Sali Berisha ka komentuar thirrjen e takimit nga Alibeaj për grupin parlamentar të PD për të diskutuar zgjedhjen e presidentit duke thënë se nuk ka asnjë tagër apo autoritet nga Partia Demokratike.
“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama Alibeajt nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë. Çdo veprim i tij është sinkronizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së presidentit të republikës nga Edi Rama me opozitën", tha Berisha.
Sa i përket votës së emigrantëve, Berisha tha se e dënon konsiderimin si zonë e veçantë elektroale dhe paralajmëroi Ramën të mos luajë me liritë e të drejtat e shqiptarëve sepse do të përballet me rezistencë mbarëkombëtare.
Duhet të dënojnë me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimit të emigracionit dhe diasporës si një zonë e vecantë elektorale. E paralajmëroj këtu, të mos luajë me liritë dhe të drejtën e miliona shqiptarëve që janë sot në të katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës së tyre për kandidatët e qyteteve apo zonave të vendeve të tyre të origjinës. Çdo përpjekje që shprehu nëpërmjet veglës së tij Alibeaj për një zonë të veçantë për emigracionin është antidemokratike, antishqiptare, është një fyerje e madhe që u bëhet emigrantëve dhe diasporës shqiptare në të katër anët. Do të hasë kjo në një rezistencë mbarëkombëtare”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Opozita paralajmëron bojkot të procesit të presidentit: Ne propozuam emrat, por mazhoranca u tërhoq! PS: Deri të dielën sillni emrat ose e zgjedhim vetë
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
69.3%
-
Jo
24.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2596
Lajme të tjera
-
Deklarata/ Ministria e Brendshme Britanike: Ulet me 90% numri i shqiptarëve me gomone drejt Anglisë! Në fokus lufta ndaj trafikut të drogës
1 Dhjetor, 16:00
-
Makina përplasi policin te vijat e bardha në Durrës, Balla: Do propozoj paketë ligjore për të goditur më ashpër shkelësit e rregullave të qarkullimit
1 Dhjetor, 13:12
-
Basha: Futja e Ballkanit Perëndimor në BE, zgjidhja e problemeve 100-vjeçare! Të rinjtë të angazhohen në politikë
1 Dhjetor, 12:57
-
Ministria e Brendshme britanike i akordon Policisë së Shtetit çmimin e ‘Ekselencës 2023’
1 Dhjetor, 12:17
-
Ndryshime në Kongresin e PS? Petro Koçi: Pushteti brenda partisë në pak duar! Një kryetar bashkie komandon gjithçka! Edhe ëngjëllit po i dhe shumë pushtet kthehet në djall
30 Nëntor, 20:38
-
Hipi në makinën me 26 kg kanabis dhe e kaloi në Greqi, arrestohet Shefi i Kufirit në Policinë e Korçës! U bëri presion kolegëve të mos e kontrollonin (EMRI)
30 Nëntor, 18:41
-
PS propozon ndryshime në ligjin për Komisionet Hetimore! Felaj: Ka mangësi! Ftuam opozitën, por ra në vesh të shurdhër! Report Tv siguron projektligjin
30 Nëntor, 13:06
-
Balla në Londër takon sekretarin britanik për Punët e Brendshme: Nuk tolerojmë deklaratë denigruese ndaj shqiptarëve
29 Nëntor, 14:48
-
Dita e Pavarësisë dhe festa e Çlirimit, ministri i Brendshëm nga Londra: Historia e kombit tonë na bën krenarë
29 Nëntor, 13:06
-
Minxhozi: Ju duhet një prift, jo një federatë
29 Nëntor, 11:36
-
Balla takim me komisionerin Varhelyi: BE vlerëson maksimalisht arritjet e Shqipërisë në sfidat e trafikimit të paligjshëm të trafikantëve
28 Nëntor, 16:10
-
Sot 111 vjetori i Pavarësisë, Basha homazhe në kullën e Isa Boletinit: Gëzuar ditën e Flamurit
28 Nëntor, 14:37