Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Dy kandidaturat e propozuara nga Gjykata e Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin.

Ndërkohë nga 2 kandidaturat e propozuara nga Gjykatat e Apelit, Fatri Islamaj u shpall fitues me 190 vota, kundrejt Igerta Hysit me 171 vota. Vijon procesi për zgjedhjen e anëtarit tjetër të KLGJ-së, i propozuar nga Gjykatat e Shkallës së Parë.

Më 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.


Lajmi kryesor:

Tre ditë para takimit me Ramën, Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)