Mbledhja e grupit të PD/ Malko: Nuk synohet bashkimi, por kush do mbajë vulën! Nesturi: Berisha dominat, por s'kontrollon partinë! Klosi: Mund të bashkohet me Metën

TIRANË- Mbledhja sot mes 2 PD-ve, të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit nuk ishte, është parë në këndvështrime të ndryshme nga të ftuarit në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Gent Malko ajo që u pa në mbledhje nuk është një tentativë për të bashkuar demokratët, por për të treguar se kush do të drejtojë partinë. Sipas tij, sot e djathta është e papërfaqësuar.

"Nëse flasim për bashkim është absurde, se këto 2 gjysma nuk bëjnë PD, ka  një grup demokratësh që kanë ikur, kjo po zgjidhet kush do të mbajë vulën dhe siglën, nuk ka një model, por njerëzit të lidhur me liderin, e djathta është e papërfaqësuar ", tha Malko.

Megjithatë, krejtësisht të kundërtën mendon Bislim Ahmetaj, një prej anëtarëve të grupit të '90.

"Mbledhja është ajo që pritej, të gjithë bashkë, Luli nuk erdhi, por grupi ishte solid, ata që mendojnë ndryshe mund të krijojnë fraksione, Berisha ka ndryshuar, po përdor votën, fjalën, çdo mjet demokratik, ajo pakicë e ka vendin në fraksione", tha Ahmetaj.

Për analistin, Plator Nesturi, pavarësisht "fitores" së Berishës, ai edhe nuk e ka kontrollin e plotë të PD-së.

"Berisha dominant, por s'e kontrollon PD. PD nuk është bashkuar ende, unë e shoh krisjen deri poshtë. Një pjesë e PD po ikën për skrap, është pjesa e Bashës, duket edhe nga gjuha që përdorin dhe ka dhe një lloj revanshi, por eksponentë të tjerë që e kanë ndjekur, janë shumë të ashpër dhe kjo sjell zgjatje të krizës dhe do ketë pasoja të krizës, kjo opozitë u ndaj prej 'Non Gratës' së Berishës dhe mbivendosja e këtyre dhe rikthehet dhe thotë do të kandidojë, një parti është organizëm i gjallë, nëse do të rrijë si një familje e mbyllur politike, le ta gëzojnë Berishën", u shpreh Nesturi.

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi "fut në lojë" edhe Ilir Metën, ku flet për një bashkëpunim mes tij dhe Berishës.

"PD s'është as e Berishës dhe as e Bashës, janë 2 grupe opozitare që s'duan të bashkohen. Ky proces duhet se do të vazhdojë gjatë. Ilir Meta s'është për LSI, mund të bashkohet me Berishën", tha Klosi.

 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja