Protesta e flamingove solli një reflektim të thellë për kryeministrin Rama, i cili para grupit të PS solli dy dokumente që shprehnin garancinë për kthesën e qeverisjes në mandatin e katërt dhe mbështetjen që duhet të sigurojë partia.
"Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt”, tha Rama.
Dokumentin e prezantoi me emrin "Besa" pasi tha se asnjë fjalë s’e përshkruan më mirë se vendimet e qeverisë s’do të përjetohen më nga qytetarët si prerje në besë.
“E kam titulluar me emër të vjetër dhe shumë të madh: Besa. E di që do të hapë debat, por e zgjodha edhe pse do të hapë debat. Nuk gjeta asnjë fjalë që ta thotë më qartë që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, të mos ndihen si të padëgjuar e të painformuar, të papërfillur!", tha Rama.
Ndërkohë për protestuesit që kanë votuar këtë qeveri, tha se janë matësi i ri i standardeve.
"Ju nuk jeni mosmirënjohës, por matës i ri i standardeve tona. Ata që votuan për ne në qershor, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese për ta sesa figura ime", tha Rama.
Mësimi i parë që kryeministri Edi Rama ka nxjerrë nga protestat përpara kryeministrisë është që njerëzit nuk jetojnë më me çfarë kanë ndodhur, por me pritshmëri.
"Bulevardi i flamingove duhet parë jo si protestë, por pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërië e kësaj faze të re që në radhë të parë dhe me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët. Unë pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është epoka e mungesave. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore", tha Rama.
Këtë ndryshim, ai 'e lexon' te mungesa e tolerancës.
"Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë dhe gëzohen si fëmija një dhurate. Toleranca ndaj gjërave që mungojnë është shumë e madhe. Deviza ishte ka edhe më keq. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore. Shkolla e re është borxh që kthehet me vonesë. Çdo shërbim merret i mirëqenë dhe asnjë mungesë nuk tolerohet. Shoqëria as nuk e çon më nëpër mend nëse ka edhe më keq. Deviza e kësaj epoke është ka edhe më mirë”, tha Rama.
Lajm në përditësim...
Në mbledhjen e grupit të PS dhe qeverisë kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe 21 janarin dhe ata që mbetën të vrarë në bulevard.
"Në një vend, ku vritej statistikisht një njeri në çdo tre ditë, nuk kishte pritshmëri se si të flitej për kafshët. Brenda kësaj dekade shtuam kategoritë e mbrojtjes dhe e kthyem mbrojtjen e natyrës në një sistem. Ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën europiane. Në kohën e koreve shurdhuese të sharave elektrike dhe çifteve, në atë kohë kur protestuesit vriteshin në bulevard, askush nuk e kishte menduar se në atë bulevard do të shtrihej një protestë. Askush nuk e kishte përfytyruar atë ditë dhe se ajo ditë do të vinte aq shpejt. U bë vendi i një proteste popullore, që mori shkak një zog dhe një lagunë“, tha Rama.
Epoka e re e kërkesave kalon në vijën ndarëse edhe të atyre që dolën në protestë dhe duan një Shqipëri më të mirë, tha Rama.
“Vija e re ndarëse e kësaj epoke të re nuk kalon mes atyre që dolën apo që s’dolën në protestë, por atyre që e duan Shqipërinë më të mirë edhe për ta, edhe me ta”, u shpreh kryeministri.
Ndërsa po merrte si shembull problemin e një fermeri nga Lushnja që ishte përballur drejtpërdrejt me arrogancën e administratës, Rama tha se ky është problemi i flamingove me qeverinë.
“Halli nuk bëhet më i vogël kur nuk zgjidhet me një jo, por bëhet më poshtërues kur mbetet as po, as jo. Pas ca orësh, vjen një mesazh me ‘screenshot’ nga postimet e Arbrit në protestë si për të më thënë që mos mërzitet shefi që ky tipi është kundër qeverisë. Ja ku del i gjithi cullak jo problemi që kanë flamingot me ne, por problemi që kemi ne me vete si bartës të atij besimi që kemi të mishëruar në 83 mandate! Arbri nga Lushnja nuk është problemi ynë! Arbri nga Lushnja është prova dhe sprova e asaj që kemi me vete!”, tha Rama.
Duke prezantuar me emrin “Besa” dokumentin që prezantoi në fillim të fjalimit të tij para grupit të PS, Rama tha se asnjë fjalë s’e përshkruan më mirë se vendimet e qeverisë s’do të përjetohen më nga qytetarët si prerje në besë. Ai tha se debati është mes atyre që duan një Shqipëri të drejtë dhe atyre që e duan të përçarë. Rama tha se kjo është aleanca për të kthyer protestën e flamingove në test pjekurie të demokracisë.
“E kam titulluar me emër të vjetër dhe shumë të madh: Besa. E di që do të hapë debat, por e zgjodha edhe pse do të hapë debat. Nuk gjeta asnjë fjalë që ta thotë më qartë që vendimet të mos përjetohen më si prerje në besë, të mos ndihen si të padëgjuar e të painformuar, të papërfillur! Do ta merrni për ta shkoqitur gjatë pushimeve. E di që para se ta lexoni do të jetë hedhur në kanale sociale, i mbuluar me pupla sorrash. C’est la vie! Kam shkruar edhe një aneks për mënyrën si PS do ta mbështesë kthesën. Atë nuk do ta merrni sepse do ta diskutojmë së pari në një takim të ngushtë me drejtuesit e komisioneve. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarëve. Është mes atyre që duan një Shqipëri më të drejtë e të besueshme dhe atyre që e kanë të domosdoshme një Shqipëri të përçarë dhe pa besim te shteti. Atyre, që i patë edhe dje, të grumbulluar si një grup i vogël sorrash te foltorja e parlamentit. Edhe pse tani, bulevardi i ka lënë si zogj korbi të kategorisë së dytë. Aleanca që na duhet është për ta mbrojtur kritikën, për ta kthyer zemërimin në ndryshim, pyetjen në provë dhe protestën nga një çast përplasjeje në një test pjekurie të demokracisë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës së tij tha se puna e mandatit të katërt është një dhe e vetme 'të mbledhim ngado, nga të gjitha burimet e trazuara të besimit, dhe ta bëjmë këtë me empati. Dhe flamingot do të kthehen'.
“Pyetjes ‘nëse Shqipëria mund të ndryshonte’, përgjigjja është dhënë dhe është e pakthyeshme. Mandati i katërt do t’i përgjigjet një pyetjeje më të vështirë: A mund të bëhet ky ndryshim i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i të gjithëve? Dhe duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje me empati.
Kjo është kthesa nga transformimi i vendit te besueshmëria e transformimit. Nga fjala e dhënë politikisht te fjala e kontrollueshme institucionalisht. Atyre njerëzve të bulevardit që mbushën bulevardin dua t’u them një fjalë të fundit: Ju kam dëgjuar!
Flamingot nuk i mban në lagunë as gardhi, as dekreti; i mban vetëm uji i qetë. Kur uji trazohet, ngrihen, ikin dhe kthehen vetëm kur e gjejnë ujin ashtu siç e duan. Kështu është besimi i një populli. Nuk vritet me një krizë, largohet kur uji trazohet dhe nuk kthehet me thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor. Puna e mandatit të katërt është një dhe e vetme: të mbledhim ngado, nga të gjitha burimet e trazuara të besimit, dhe ta bëjmë këtë me empati. Dhe flamingot do të kthehen.
“Rilindja 2.0” është emri që ne i vumë ciklit të ri politik,” besa” është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë”, tha Rama.
Kryeministri Rama komentoi edhe videon virale të një nëne me fëmijën e saj autik, të cilët u prekën nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia gjatë protestës pranë Parlamentit.
“E kishin marrë me vete për ta kthyer në viktimë të policisë, e cila ishte aty për të mbrojtur deputetët nga dhuna. Ne sapo e kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Ky është fakti ynë. Por përjetimi i asaj nëne është krejt tjetër.
Pikërisht aty, në fund të këtij hendeku, hynë sorrat dhe korbat me solidaritetin e tyre hipokrit. E morën me vete te Parlamenti për ta përdorur bashkë me fëmijën autik. Me të njëjtin manual si terroristët, duke i përdorur si mburojë ndërsa sulmonin Policinë e Shtetit me maska. Më pas e vunë para kamerave, e shfrytëzuan dhe e nxorën në publik për t’i qarë hallin. Lotët e saj i kthyen në një stuhi në rrjetet sociale përmes algoritmit, pastaj e lanë në fatin e saj dhe u nisën drejt mikrofonit në bulevard. Si ata skuthat që çojnë të tjerët mish për top dhe më pas kërkojnë solidaritet”, tha Rama.
Rama tha se mungesa e empatisë dhe arroganca e administratës është bërë e padurueshme për njerëzit. Sipas tij, këtë e dëshmuan ndryshimet mes flamingove e korbave, ku të parët paraqitën kërkesa legjitime e të dytët, jargë urrejtjeje.
“Është bërë e padurueshme mungesa e empatisë dhe arroganca e zyrtarëve të shtetit. Flamingot na treguan kërkesa legjitime, korbat e sorrat jargët e urrejtjes. Flamingot na treguan plagën që ta mbyllim ne, sorrat dhe korbat e kruajnë plagën që ta mbajnë sa më gjatë hapur. Flamingot kërkojnë provën e empatisë sonë, korbat dhe sorrat gjak”, tha Rama.
Fitorja e 83 mandateve të 11 majit 2025 është bekim e mallkim, tha kryeministri Rama në mbledhjen e grupit. Kjo e sjell qeverinë para pranimit të vështirë se faktet nuk dëgjohen sepse jepen me arrogancë dhe pa empati.
“Fitorja e 83 mandateve është bekim, por edhe mallkim. Fitoret e mëdha si ajo e majit të shkuar e kthejnë në mbipeshë çdo përplasje të përjetuar keq mes realiteit dhe përjetimit të shoqërisë. Ne vetë e bëmë Shqipërinë të mos krahasohej me dje. Duhet të pranojmë atë që dhemb edhe më shumë faktet tona shpesh nuk dëgjohen edhe sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por se kur jepen, jepen pa empati. Një e vërtetë e thënë me arrogancë mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi shënjestrimin e hebrenjve dhe shkuljen e flamurit izraelit nga protestuesit si një akt që cenon një nga faqet më të ndritura të historisë shqiptare.
"Një vend pa besim është i pambrojtur dhe një demokraci pa besim është shesh për çdo përshesh. Fakti që për herë të parë Shqipëria përjetoi shijen e stërkeqe të ndasisë fetare, që u manifestua për turpin e të gjithëve ne, ishte drejtpërdrejt një orkestrimi.
Shënjestrimi i kombit hebre, që shkoi deri te shkulja e flamurit izraelit, nxiti edhe ata që ishin fizikisht rrotull dhe u shfrytëzuan nga një tufë e verbërish mendorë. Ky ishte një përdhunim publik i shumicës së shenjtë të familjeve shqiptare, që morën në mbrojtje hebrenjtë me jetën e tyre, duke i treguar Europës se një vend i vogël, i varfër dhe i dobët u bë busulla morale e një kontinenti.
As ndërhyrja e aktorëve të huaj shtetërorë, as sponsorizimi marramendës nuk e shpikën sekëlldinë që nxori “flamingot” në bulevard. Ata vetëm e shfrytëzuan atë sekëlldi dhe u përpoqën ta kthenin në një zjarr të pakontrollueshëm.
Pasojat u panë në bilancin e qershorit për turizmin, ku për herë të parë pas shumë vitesh rritja u ndal. Dua të jem po kaq i qartë: duke u treguar shqiptarëve që kjo po ndodhte, nuk kam akuzuar shqiptarët e sinqertë. As më ka shkuar dhe as më shkon në mend që reagimi im të jetë shpallja e protestuesve si armiq apo agjentë.
Përtej rritjes së domosdoshme të kapaciteteve mbrojtëse teknologjike, duhet ta shtrijmë reagimin edhe te adresimi i atij hendeku, duke shpjeguar qartë dhe me empati për njerëzit", tha Rama .
Kryeministri Edi Rama tha se protesta mori jehonë sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, por në Zvërnec qëndronte edhe hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore, Donald Trump.
“Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa rënë nën mbingarkesën e të dhënave digjitale mbi Bulevardin e Flamingove, i cili mblodhi dhe lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjithë anët e globit. Sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, të një lagune të ndjeshme, të pikëpyetjeve mbi procesin, të një vendimmarrjeje të debatueshme, të cilat krijuan një forcë magnetike mbi planetin Tokë pas viralitetit të një videoje, ku brishtësia e individëve që protestonin përplasej me gardhin e lartë me tela me gjemba, si të ishte një kufi i pakapërcyeshëm mes jetës së tyre dhe një rruge të madhe zhvillimi që e kishte flakur atë jashtë shtratit të saj.
Në qendër të projektit ishte dhëndri dhe bija e tij. Pa atë emër, (Trump) protesta do të ishte një çështje shqiptare jashtë mediave ndërkombëtare, por në sajë të atij emri u bë një çështje ndërkombëtare. Ky është fakt i kohës, së kanaleve sociale, Zvërenci dha videon revoltuese, flamingo dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, edhe algoritmi i yshtur bëri punën tjetër.
Zelli i kundërshtarëve të gjithë andejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh, e ktheu në qendër bulevardin. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishin njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Kurse të tjerë kishin nevojë për plagën, por nuk e krijuan ata protestën, e rrëmbyen. Tani fillojnë që të kruajnë plagën, sepse zemra e protestës iku, shtegtoi bashkë me flamingot", tha Rama.
Protesta para kryeministrisë tregoi hendekun mes fakteve të qeverisë dhe përjetimit të njerëzve, tha Rama. Ai përsëriti se protesta pati ndërhyrje të jashtme, por përjetimi i njerëzve ishte zemra e saj.
“Në pasqyrën e bulevardit të flamingove unë pashë një të vërtetë tronditëse që asnjë statistikë nuk e tregon, por asnjë provë nuk e rrëzon: ne lart, kishim fakte. Njerëzit poshtë, kishin përjetim. Në atë protestë pati ndërhyrje të huaj, brutale madje, manipulime të panumërta, lajme të rreme dhe plot aktorë të vënë nga qëllime të ndryshme, ishin pjesë e rëndësishme e protestës. Ekspozimi dhe analiza e tyre janë të domosdoshme për ta kuptuar, por nuk ishin zemra e atij manifestimi spektakolar që e ktheu bulevardin në hendekun më të dukshëm të mundshëm mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve. Përgjigjja për themelin e atij hendeku nuk duhet kërkuar te pjesët e bashkëngjitura të protestës, por duhet gjetur te njerëzit dhe konfliktet me përvojën e përditshme. Njerëzit bëhen gjithnjë e më pak tolerantë, sidomos pas përvojave të hidhura me administratën që e derdhën kupën në bulevard. Ai hendek nuk u hap për të qëndruar ashtu, por për t’u mbyllur. Harrojini faktet tona dhe fokusohuni te përjetimi i njerëzve. Atë e ka hapur rënia e besimit se pritshmëritë e tij do të realizohet dhe fakti më kokëfortë duket si gënjeshtër, por më zi, edhe gënjeshtra më e madhe fillon të duket si e vërtetë”, tha Rama.
Populli tashmë e krahason Shqipërinë me vendin e mundësive ku pret të mbërrijë, tha kryeministri Rama. Ai tha se nuk ka më vlerësime pasi tani populli kërkon llogari.
“Bulevardi i flamingove është prova më shembullore se shqiptarët e krahasojnë Shqipërinë me bulevardin e mungesave, por me vendin e mundësive ku presin të mbërrijnë. Madje, sikur duan ta harrojnë edhe atë që mbajnë mend akoma sepse na gjykojnë pa mëshirë pikërisht sepse panë atë që ndryshoi. Udhëkryqi që kam folur edhe më parë është ky. Ne e nxorëm Shqipërinë nga epoka e mungesave. Ne dhe askush tjetër. Prandaj sot përballemi me një popull që e mat Shqipërinë me pritshmëritë e veta dhe na kërkon llogari më shumë nga sa do të donim ne për gjithçka për t’u bërë. Një popull që bezdiset kur tregojmë nga sa poshtë jemi nisur dhe sa lart do të shkojë. Ka të drejtë. Sa më i madh dhe i fortë të jesh përballë kësaj të drejte, aq më në rrezik je. Nëse nuk e kupton që është më e madhe sesa ti, qofsh edhe vetë PS apo u quajtsh Edi Rama”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë tha nga Pallati i Brigadave se investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe shërbimet publike nuk mjaftojnë nëse qytetarët vazhdojnë të përballen ende me probleme.
“ J’ua kam treguar rastin e një nënës së një shokut tim. Edhe ajo doli në protestë, jo për Zvërnecin, por sepse sa herë i duhej të vizitohej në poliklinikë, ngrihej pa zbardhur dita për të zënë radhën, pasi mjeku shkonte vonë dhe ajo priste 2-3 orë. Ne mund t’i tregojmë asaj gjysheje sa spitale kemi ndërtuar apo sa pajisje kemi blerë, por të gjitha këto apo punët e panumërta që kemi bërë, janë fakte.
Por fakti i saj është përvoja e asaj radhës në Poliklinikë kur dielli s’ka dalë akoma. Dhe kur faktet tona përplasen me përvojën e gjyshes nuk mund t’i kërkojmë të ndryshojë përvoja. Duhet të ndryshojmë ne”, tha ai.
Siç edhe më herët ka pohuar, Rama tha se ligji i zonave të mbrojtura do të hartohet 100% në përputhje me direktivat e BE.
“Në atë ligj (i zonave te mbrojtura) që përdoret si benzinë për zjarrin e protestës, përfshirë edhe nga eurodeputetë. Do të skanohet një për një për ta përputhur krejt atë ligj 100% e direktivën e BE edhe atë ligj. Nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit”, tha Rama.
Ndryshimi mes dy epokave është bërë i dukshëm nga protesta në bulevard, tha kryeministri Rama. Më parë, në epokën e mungesave, slogani i njerëzve ishte “ka edhe më keq”, në një shoqëri kur shumëçka nuk gjendej. Sot slogani është “ka edhe më mirë” pasi tashmë nuk ka më tolerime për mungesat pasi shërbimet merren të mirëqena.
“Bulevardi i flamingove duhet parë jo si protestë, por pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re që në radhë të parë dhe me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët. Unë pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është epoka e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë dhe gëzohen si fëmija një dhurate. Toleranca ndaj gjërave që mungojnë është shumë e madhe. Deviza ishte ka edhe më keq. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore. Shkolla e re është borxh që kthehet me vonesë. Çdo shërbim merret i mirëqenë dhe asnjë mungesë nuk tolerohet. Shoqëria as nuk e çon më nëpër mend nëse ka edhe më keq. Deviza e kësaj epoke është ka edhe më mirë”, tha Rama.
Mësimi i parë që kryeministri Edi Rama ka nxjerrë nga protestat përpara kryeministrisë është që njerëzit nuk jetojnë më me çfarë kanë ndodhur, por me pritshmëri. Rama tha se tashmë qeverisja duhet të bazohet te përvoja e qytetarit.
Ai tha se në bulevard pa mbylljen e epokës së mungesave kur çdo gjë tolerohej dhe tani ka nisur ajo e ndryshimit kur qytetarët kanë pritshmëri të larta dhe kërkojnë gjithnjë e më mirë.
“Mësimi i parë që duhet të ndaj me ju është që faktet tona nuk mjaftojnë më sepse në Shqipërinë që ne transformuam rrënjësisht njerëzit nuk jetojnë me kënaqësinë e gjërave që ndodhin apo që ndërtohen. Kur prisnin me besim që pas rrugës, shkollës, lulishtes që u ndërtua në lagjen tjetër, t’i vinte radha së tyres. Ata jetojnë me pritshmëri që rriten më shpejt sesa mundësia jonë për t’u përgjigjur. Ata e përjetojnë me tension mes asaj që shohin dhe dëgjojnë dhe asaj që kanë, herë si burim pikëpyetjesh për çfarë po bëhet me vendin dhe shpeshherë me pasiguri për jetesën e tyre për një ekonomi që rritet shpejt bashkë me koston. Nuk mjafton më ta qeverisim të tashmen me investime, por në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarit të sotëm sepse zemrat dhe mendjet e shqiptarëve nuk janë më ku ishin deri dje dhe s’kanë fare më lidhje me statistikat ekonomike, sado pozitive qofshin. Ato janë ankoruar mu te pritshmëritë e tyre. Prandaj dhe bulevardi i flamingove duhet parë jo si protestë, por pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërië e kësaj faze të re që në radhë të parë dhe me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët. Unë pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është epoka e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë dhe gëzohen si fëmija një dhurate. Toleranca ndaj gjërave që mungojnë është shumë e madhe. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore. Shkolla e re është borxh që kthehet me vonesë. Çdo shërbim merret i mirëqenë dhe asnjë mungesë nuk tolerohet. Shoqëria as nuk e çon më nëpër mend nëse ka edhe më keq. Deviza e kësaj epoke është ka edhe më mirë”, tha Rama.
Nga mbledhja e qeverisë dhe Grupit parlamentar të PS, Rama foli edhe për reformën në drejtësi.
“Asnjë nuk ishte hetuar më parë dhe korrupsioni ishte pranuar. Më kujtohet se kur njerëzit mbështesnin reformën në drejtësi, prapëseprapë pyetjes nëse besonin se do të shihnin zyrtarë të lartë para drejtësisë i përgjigjeshin ‘jo’. Reforma jonë në drejtësi e ngriti drejtësinë në nivele që nuk imagjinoheshin. Reforma në drejtësi rrëzoi monumentin e pandëshkueshmërisë.
Çasti më i rrezikshëm për një qeveri vjen kur ajo ka nisur të ndryshojë gjërat dhe shembujt e ndryshimit që kemi sjellë janë të panumërt. Asnjë nuk ishte hetuar më parë dhe korrupsioni ishte pranuar”, tha kryeministri Edi Rama.
Kryemninistri Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen në Pallatin e Brigadave
“Po e nis me një episod që mund ta keni dëgjuar qëlloi në një nga ditët e qershorit që një kryetar bashkie shok i yni më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem diku në periferi. I kam gjetur në llum tha, nuk kishin rrugë, trotuare, e gropa. I bëra me rrugë me drita, me pemë, u bëra kopsht u vura edhe stola, janë mosmirënjohës. Ai shok dhe koleg jemi ne të gjithë. Se secili prej nesh e ka menduar qoftë edhe njëherë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës më marrëdhënie me punën. Ka menduar që janë mosmirënjohës. Kjo fjalë është pikënisja e perspektivës së re që na duhet.
Në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje e me zë, kudo, jo vetëm 6 qershorit por qysh pas zgjedhjeve. Ju nuk jeni mosmirënjohës, por matës i ri i standardeve tona. Ata që votuan për ne në qershor, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese për ta sesa figura ime. Ata të administratës dolën edhe ata me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës, ku njerëzit flakeshin nga puna e shtetit pse shkonin në një takim tonin në opozitë “, tha Rama.
Pas transmetimit të një videoje të cilën e quajti si reflektim për bulevardin e flamingove, kryeministri Rama solli para grupit të PS dy dokumente. Ai tha se i pari është kthesa që duhet të garantojë mandati i katërt dhe i dyti aneks për mbështetjen që duhet të japë partia.
“Sot dua t’ju flas për çfarë pamë dhe dëgjuam gjatë muajit qershor kur bulevardi u mbush nga njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, kategoritë shoqërore, moshat dhe kur një shpend i rrallë, i bukur dhe i brishtë u bë simbol i vëmendjes më të madhe që Shqipëria ka përjetuar ndonjëherë. Kam sjellë sot me vete dhe dy dokumente. Janë dy dokumente që mishërojnë reflektimin tim përpara pasqyrës së bulevardit të flamingove dhe janë të hapura për t’u lexuar, ndryshuar që ta përmbushin sa më mirë qëllimin e tyre. I pari është dokument strategjik për kthesën që duhet të garantojë mandati i katërt në qeverisje. I dyti është një aneks sesi PS duhet ta mbështesë kthesën e mandatit të katërt”, tha Rama.
Siç kryeministri Rama kishte deklaruar një vit më parë se Kuvendit do t’i nevojitet një shtëpi e re, duket se hapat e parë do të ndodhin në vjeshtë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi tha se pritet që në fund të shtatorit apo në hyrje të tetorit, të hapet konkursi ndërkombëtar për projektin.
“Sipas planifikimit tonë dhe kalendarizimit, besoj që në fund të shtatorit dhe fillim tetori do të jemi gati për të shpallur një konkurs ndërkombëtar për një godinë të re të parlamentit shqiptar”, tha Peleshi.
Pas transkriptimit, seancat e Kuvendit do të bëhen të kërkueshme dhe të analizueshme falë një platforme që do të funksionojë me Inteligjencë Artificiale, tha Niko Peleshi në mbledhjen e grupit të PS.
“Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, platforma do të mundësojë kërkimin dhe analizimin e përmbajtjes bazuar në kontekstin e diskutimeve parlamentare duke vendosur standarde të reja sistemi do të zhvillohet nga Albania Digital Solution dhe synohet të jetë funksional gjatë sesionit të ardhshëm”, tha Peleshi.
Gjithashtu, pas sulmit kibernetik të Kuvendit më 10 mars, është lidhur marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për zgjerimin e monitorimit.
“Pas sulmit kibernetik kemi lidhur marrëveshje me AKSK për zgjerimin e monitorimit. Janë ndërmarrë disa nisma strategjike për modernizimin e institucionit”, tha kryeparlamentari.
Niko Peleshi ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe qeverisë ku po bën një përmbledhje për punën e Kuvendit gjatë këtij sesioni parlamentar. Kryetari i parlamentit thotë se janë miratuar 131 ligje dhe janë materializuar reformat më të rëndësishme.
Sesioni i ardhshëm do të organizojë Konferencën Ndërparlamentare si një nga ngjarjet më të rëndësishme, shprehet ai.
“Në javët e para të sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të organizojë Konferencën Ndërparlamentare që do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të parlamenteve të 27 anëtarëve të Bashkimit Europian, të vendeve kandidate, PE dhe KE. Ky do të jetë një nga forumet më të rëndësishme parlamentare në Shqipëri dhe një mbështetje politike ndaj objektivit tonë strategjik, anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kuvendi ka qenë ambasador i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”, tha Peleshi.
Komente











Rama Burg
PërgjigjuRama Burg , Berisha Burg
PërgjigjuBetohemi qe sot e tutje do ju vjedhim edhe me fort!
PërgjigjuPo pse me miratime ligjesh behen reformat? Po te ishte ashtu do kopjonim gjithe ligjet e Amerikes dhe do ishim si amerika. Po ja qe nuk eshte ashtu.
PërgjigjuBravo!