Partia Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës të grupit parlamentar. Për mediat është prononcuar ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, i cili është përgjigjur për disa çështje me interes të lartë publik.

Gogu nuk ka pranuar të komentojë gjatë çështjen për Avokatin e Popullit, duke thënë se kjo është kompetencë e Taulant Ballës. Ministri tha se do të respektohen të gjithë kandidatët e propozuar nga Partia Demokratike dhe se mazhoranca është e distancuar nga përkrahja e një individi, duke respektuar kështu dhe traditën parlamentare.

“Vendimi politik i PD do të komunikohet nga kryetari i grupit parlamentar për shkak se është çështje parlamentare. Ajo që mund t’ju them unë është që shumica socialiste është kujdesur që të respektojë procesin deri në fund në detajet e ligjit dhe që të mos futet siç e keni parë ne nuk kemi mbështetur asnjë kandidat duke respektuar kandidatët që ka sjellë opozita për të respektuar traditën parlamentare. Do të zbatojmë ligjin dhe për këtë çështje do t’ju informojë kryetari i rupit parlamentar. Ne do të sigurojmë që të gjitha kandidaturat që opozita ka sjellë të marrin vëmendjen e duhur procedurale”, tha Gogu.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares së Report Tv Esiona Konomi, lidhur me agjendën e punës së Kuvendit në raport me negociatat me BE-në dhe prioriteteve të qeverisë, Gogu u shpreh se tashmë parlamenti do të përballet me një vrull pune që nuk e ka hasur më parë. Referuar një numrit të ligjeve të reja që pritet të miratohen, ministri tha se bëhet fjalë për rreth 500 ligje që pritet të kalojnë në Kuvend.

Përsa i përket bashkëpunimit me opozitën, Gogu mori si referencë komisionin e përbashkët për reformën zgjedhore.

“Siç e keni parë dhe nga ankesat e opozitës për zgjatjen e seancave, e keni parë që agjenda parlamentare është ngarkuar në një mënyrë domethënëse dhe kjo për shkak të agjendës evropiane e cila do të vijë vetëm në rritje. Do të thotë që agjenda parlamentare duhet të përballojë një ritëm që ne nuk e kemi parë më parë. Jemi duke folur për të paktën 500 ligje, por nuk kam  një numër të saktë. Ne negociojmë me gur kilometrik. Procesi është i mirë rregulluar nga BE. Kemi çelur grupkapitujt, duhet të plotësojmë kushtet e ndërmjetme në mënyrë që të vazhdojë negociata për grupkapituj të caktuar. Ligjet në reformën në drejtësi, janë të gjitha nisma opinione, të sjella ng organet e drejtësisë dhe në këtë moment jemi duke negociuar ngushë me KE. Je keni parë sesi kemi nisur dy komisione të posaçme, ku njëri është për reformën zgjedhore, version që do të diskutohet me opozitën”, tha Gogu.

Ministri Gogu gjithashtu komentoi dhe çështjen Balluku duke thënë se qeveria tashmë po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të vepruar.

“Është e udhës që qeveria të vazhdojë të qeverisi dhe është e udhës që qeveria të shqyrtojnë mirë kur ndërhyrjet në kompetencat e qeverisë ndodhin nga pushtetet e tjera. Ajo që qeveria ka bërë në këtë moment, ka depozitar një ankim në GJK. Në fund të këtij procesi gjyqësor, qeveria do të bëjë atë që do të vendosi GJK”, tha Gogu.

Toni Gogu lavdëroi dhe Ervin Salianjin për lëvizjet e tij jashtë rendit të Partisë Demokratike. Ministri tha se kjo është demokraci dhe se e nderon pafund lirinë e mendimit tek ata njerëz që duan të forcojnë demokracinë në partinë e tyre.

“Unë nderoj pafund lirinë e mendimit dhe njerëz që duan të forcojnë demokracinë në partinë e tyre. Ajo që unë shoh është për tu respektuar. Në do moment në një pati kur një anëtarët e partisë fillon të dëgjojë anëtarësinë së bashku me ata që partia i ka votuar më shumë , është një gjë e lavdërueshme. Këto janë çështje që i takojnë PD, ky ishte koment personal”, tha ministri.