Miratohet indeksimi i pensioneve në 8.6%! Nga 1 tetori, mbi 767 mijë të moshuar përfitojnë nga rritja
Mbledhja e Këshillit Administrativ
Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, u miratua vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve, që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6 %.
Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje.
Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2,499 persona, në shkallë vendi.
Pensioni mesatar (që llogaritet si produkt i gjithë shpenzimeve për pensione me numrin e pensionistëve) do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht, duke përmirësuar edhe shkallën e zëvendësimit të pensionit si një tregues i rëndësishëm i skemës.
Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë. Këshilli Administrativ, në nisje të mbledhjes së mbajtur më 19 shtator 2023 zgjodhi si kryetar Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.7%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
5.8%
Vota total: 1033
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbardhen kostot dhe përfituesit nga marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali! 12 milionë euro në vitin e parë të zbatimit, deri në 400 euro në muaj
19 Mars, 18:00
-
Fatos Çoçoli: Pensionistët me shpërblime pesëfish këtë vit?
4 Mars, 18:42
-
Nga sot pensionistët marrin bonusin e pranverës, flasin për Report Tv: Na ndihmon por pa fëmijët s’mund t’ia dalim
3 Mars, 17:01
-
Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Nga 1 marsi nis shpërndarja
19 Shkurt, 14:26
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Fatos Çoçoli: Bonuset e shumëfishuara, fillim i mbarë për pensionet?
6 Shkurt, 12:55
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt, 15:42
-
Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
5 Shkurt, 12:45
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
Bonusi i pranverës, Çoçoli në Report Tv: 206 mijë përfitojnë 50 mijë lekë, 524 mijë 100! Njihen vitet e punës para ’94 edhe pa dokumente
4 Shkurt, 14:28
-
Nëndeklarimi i pagave! FMN ‘ngre’ alarmin: Duhet reformë ambicioze për të shpëtuar pensionet
29 Janar, 15:30
-
Pensionet/ Propozimi i Shehit në Kuvend: Të fillojë përllogaritja e viteve të punës nga mosha 16-vjeç
28 Janar, 16:17