Mbledhja e KLP-së, Vasili: Skandaloze, po ndihmon në kaosin dhe paligjshmërinë e institucioneve të reja

Mbledhja e KLP-së, Vasili: Skandaloze, po ndihmon në kaosin dhe paligjshmërinë e institucioneve të reja

Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili

Kryetari i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar këtë të mërkurë Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) se ka shkelur ligjin që në organizimin e mbledhjes së sotme, ku është diskutuar për rekrutimin e stafit dhe emërimin e 6 magjistratëve prokurorë të cilët janë pa punë ndonëse kanë përfunduar praktikën. (Lexo këtu)

Në një postim në rrjetin social "Facebook", Vasili e konsideron veprimtarinë e KLP-së si aventureske dhe skandaloze, pasi sipas tij dispozitat ligjore mbi të cilat vepron ky institucion rezultojnë të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

“KLP të ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve te reja.Çdo gjë e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor. KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN!”, shkruan në fund Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në rrjetin social "Facebook"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja