Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani dhe kryeministri Edi Rama kryesuan sot në Romë takimin e dytë në nivel politik të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali
Pjesë e diskutimit ka qenë dhe linja hekurudhore jo vetëm e Korridorit 8 por dhe ajo që lidh Durrësin me Prishtinën dhe Nishin dhe kështu me Europën qendrore.
"Për sa i përket investimeve strategjike, janë investime në sektorë strategjikë, janë investime në infrastrukturë, ku Italia ka luajtur një rol vendimtar dhe ministri Tajani personalisht ka udhëhequr një proces të çlirimit të Korrdiorit 8 nga një bllokim shumë i gjatë dhe i pajustifikueshëm drejt përfshirjes së tij në rrjetin e korridoreve europiane, gjë që i hap rrugë financimit të vazhdimit të punimeve për Korridorin e 8, punime të cilat ne i kemi nisur ndërkohë në një pjesë me financimet tona, pastaj në fushën e sistemit hekurudhor ku Italia është përfshirë në ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Durrës, por ku ka shumë ende për të bërë. Kemi folur dhe për linjën hekurudhore jo vetëm të Korridorit 8 por dhe atë që lidh Durrësin me Prishtinën dhe Nishin dhe kështu me Europën qendrore" tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp Zv.kryeministri italian Antonio Tajani
Italia është shprehur e gatshme të përforcojë praninë e saj me investime në Shqipëri në sektorin e energjisë, në bujqësisë dhe infrastrukturë duke përfshirë dhe sektorin bujqësor por dhe të peshkimit. Madje foli dhe për përfshirjen e sektorit privat.
Me Shqipërinë bashkëndajmë lidhje të forta historike. Komiteti i përbashkët ekonomik, Itali-Shqipëri, që sot i kemi dhënë hov me miqtë shqiptar, ramë dakord për disa linja veprimi në tre çështje të mëdha, infrastruktura, energjia dhe sektori bujqësor dhe agroushqimor.
Ne duam që të përfshijmë në këtë bashkëpunim të përforcuar strategjik edhe sektorin privat dhe ndërmarrjet kryesore si hekurudhat dhe kantiere të tjera, pra e shohim me shumë interes planin e zhvillimit që qeveria shqiptare ka vënë në kantier, ka filluar, edhe duam të kontribuojmë për rritjen e një vendi që ka me ne lidhje me të vërtetë të forta, antike, të vjetra dhe kujtoj që këtu kemi komunitete shqiptare që jetojnë në Shqipëri prej shekujsh. Janë qytetarë italianë që kanë ruajtur zakonet e tyre dhe atyre u janë shtuar shqiptarë kohët e fundit si tregues që ekziston kjo lidhje historike" tha Tajani.
Po kështu mes dy delegacioneve është diskutuar dhe tema e interkonjeksionit mes Italisë dhe Shqipërisë dhe eskporti i vajit të ullirit
"Në fushën e energjisë padiskutim ku kemi shumë nevoja e njëkohësisht objektiva të përbashkëta strategjike me Italinë dhe ku kemi prekur temën e interkonjeksionit mes Italisë dhe Shqipërisë dhe më gjerë panoramën e zhvillimit energjetik të Shqipërisë, e cila në përfundim të kësaj dekade do të jetë eksportuese neto e energjisë dhe të interesit të Italisë për të bërë pjesë e këtij zhvillimi.
Kemi po ashtu prekur edhe sektorin e ushqimit, duke sjellë për ju një fakt që vetëm me një nxitje të vitit të fundit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë së Italisë dhe personalisht ministrit Lollobrigida, kemi arritur që të fillojmë zbërthimin e një potenciali të madh dhe shembulli i thjeshtë dhe kuptimplotë është se vetëm vitin e fundit, pra deri në gusht, eksporti i vajti të ullirit nga Shqipëria në Itali është rritur me 50 herë.
Italia është një prodhuese e ekselencës në vajin e ullirit, por është një importuese, mbetet një vend importues i vajti të ullirit dhe duke qenë se ne jemi në të njëjtin paralel me rajonin e Puglias dhe duke qenë se kemi një potencial të jashtëzakonshëm për një vaj ulliri shumë cilësor, atëherë nuk ka pse të mos jemi një destinacion shumë i preferuar i Italisë, gjë që ka nisur të materializohet" tha Rama.
Tajani nënvizoi se Italia është e gatshme të përforcojë investimet tona në Shqipëri
"Përsa i përket investimeve italiane në Shqipëria, Italia është e gatshme të bëjë gjithmonë e më shumë në rastin e një dreke punë që miqtë tanë shqiptarë do të takojnë përfaqësuesit e industrisë të Fincantieri, por dhe Cassa Depositi e Prestiti kemi shumë sektorë ku jemi të gatshëm të përforcojnë praninë tonë dhe të përforcojmë investimet tona duke u përfshirë në sektorin bujqësor ku sa i përket vajit dhe vullnetit për të vazhduar për të blerë produkte, vajin shqiptar. Në sektorin e peshkimit mund të punojmë edhe më shumë me investime të tjera. Pra, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur dhe takimi i sotëm, dreka e punës që do kemi sot do të ketë si qëllim që të arrijmë këto objektiva" deklaroi Tajani
Kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve është pothuajse në përfundim.
"Marrëveshja për pensionet është në pikë arritje pothuajse dhe kemi fituar nga premtimi solem nga zëvendës kryeministri që kjo pikarritje nuk do të jetë një pikënisje tjetër siç ndodh shpeshherë në anët tona. Kështu, të gjithë shqiptarët e shumtë që jetojnë, kontribuojnë, kanë punuar dhe punojnë në Itali, më në fund do të mund të ngrenë dolli për lavdinë e Republikës italiane dhe ta falënderojnë këtë qeveri sepse kjo qeveri më në fund do ta çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme nga pikëpamja, jo vetëm financiare, por edhe nga pikëpamja sociale dhe nga pikëpamja e respektit dhe të dinjitetit të punës së njerëzve" tha Rama.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Itali, së bashku me një delegacion të përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar. Dje, në nisje të vizitës, Kryeministri Rama u takua me Presidentin e Senatit të Republikës së Italisë, Ignazio La Russa.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani kërkon bashkëpunim nga vendet e Ballkanit për të ndaluar flukset e emigrantëve nga Tunizia. Gjithashtu kërkon dhe bashkëpunimin me Shqipërinë
“Mund të punojmë me shumë vende të Ballkanit për të penguar punët e trafikantëve të qënineve njerëzore që trafikojnë dhe drogë e armë. Bashkëpunimi me Shqipërinë nga kjo pikëpamje me praninë e Guardia di Financa që vepron në mënyrë shumë pozitive me forcat e rendit. Duhet gjithnjë e më shumë bashkëpunim. Duhet të luftojmë ata që e organizojnë trafikantët e qënieve njerëzore. Të përforcojmë bashkëpunimin. Nuk mjafton 1 apo dy vende duhet një veprim i fortë i Europës por dhe i OKB-së”
E bitisi aty ku e nisi, ne Itali. Aty ku u "brymesua" ne vitet 90 duke spiuniar si freelance; aty ku menderosi punen me John Kerry per kimiket e Sirise; aty ku ra brenda cerri personal Tahiri, aty ku me ne fund, pasi fshiu mire e mire prapanicat neper Berlin, Washington, iu rikthye "dashnise se pare" serish per te zhvatur e vjedhur.
PërgjigjuGrazie Italia ! Koha per uren ose tunelin Vlore - Lecce tunnel qe lidh mallrat lindje - Balkan Qendror Albania - Perendim pra kjo rrit shqiperine dhe italiane e ben superfuqi ! Vetem Italia ka mbajt deren hapur per shqiperine ne Europe ! Urbi et Orbi ! Grazie Italia
Përgjigju