TIRANË - Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se çdo punonjës i Policisë së Shtetit në rol zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh, si pjesë të kategorisë së punonjësve që shpërblehen për festat e fundvitit.
Ky vendim vjen si pjesë e vlerësimit të rolit të Policisë në garantimin e sigurisë dhe zhvillimin e një sezoni turistik të qetë, në kuadër të vizionit 'SHQIPËRIA 2030'.
Ministri theksoi se investimet në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë do të vijojnë për të rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve. Ky shpërblim për fundvit synon të nxisë më tej përkushtimin e punonjësve të Policisë në përballimin e sfidave të ardhshme, përfshirë organizimin e zgjedhjeve të lira dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes së sotme të qeverisë:
Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave për këtë vit. Qeveria ka vlerësuar e vlerëson rolin e Policisë së Shtetit për rritjen e sigurisë, nën vizionin SHQIPËRIA2030. Pjesë e këtij vizioni janë investimet e rëndësishme në teknologji, infrastrukturë dhe logjistikë.
Me vendimin e sotëm, punonjësit e Policisë së Shtetit përfshihen në kategorinë e punonjësve që marrin shpërblim për festat e fundvitit.
Punonjësit e Policisë në bashkëpunim me autoritetet e tjera kanë shënuar rezultate të rëndësishme, duke garantuar më shumë siguri dhe një sezon turistik të qetë. Ky shpërblim është gjithashtu një nxitje për të vijuar punën me të njëjtin përkushtim, për përmirësimin më tej të standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.
Jam i bindur se me mbështetjen e Qeverisë dhe përkushtimin e efektivëve të saj, Policia e Shtetit do të vijojë të jetë një shembull i suksesshëm i forcës dhe besueshmërisë në shërbim të qytetarëve, sepse viti që vjen do të na përballë me sfida të tjera, siç janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike, ku Ministria e Brendshme dhe Policia kanë një rol kyç, por edhe sfidat e tjera kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë në vend.
Faleminderit Z. Minister. Por se kuptojme pse vetem Roli Zabatues, pasi te gjithe kane familje dhe qe jane rol i pare dhe me tej dergjen nga cepi ne cep te Shqiperise nuk paskan te drejte per kete therrime? Roli zbaties rri ke shpia nuk shkoj sa andej ketej
Përgjigju